Berisha: Përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën, kompensim për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël

Berisha: Përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën, kompensim për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën, kompensim për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël.

Berisha tha se, çdo manovër tjetër është absolutisht inefikase dhe është totalisht në favor të arkës së qeverisë.

Berisha: Në këtë kuadër, është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e vendeve përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 për qind më i ulët se sa në Shqipëri.

Çdo manovër tjetër është absolutisht inefikase dhe është totalisht në favor të arkës së qeverisë.

Gjer sot qeveria nuk ka asnjë ulje sepse ka vendosur nivelin 220, por problemi është se nga rritja e çmimit të naftës nga 170 në 220, qeveria akumulon rreth 80 milionë euro në vit.

Asnjë qindarkë e tyre nuk është shpërndarë as për pensionistët, as për qytetarët.

Kështu që krahas përgjysmimit të nivelit të taksimit të litrit të naftës, e domosdoshme kjo, nuk ka një vend në botë, nuk ekziston asnjë vend tjetër në botë që të ketë taksuar litrin e naftës 60 për qind të çmimit me të cilin shitet.

Ky është niveli më i lartë në botë i taksave për litrin e naftës.

Prandaj ulja me urgjencë e kësaj barre fiskale është e domosdoshme për të parandaluar sadopak, për të amortizuar sadopak pasojat shumë të rënda të efekteve të rritjes së çmimit të naftës.

Përveç kësaj, është e domosdoshme që shtresat në nevojë, bizneset e vogla të marrin kompensimin e tyre për rritjen e çmimit të naftës, një kompensim i cili i mbron, u jep mundësive pensionistëve të vazhdojnë jetën e tyre dhe u jep mundësi bizneseve të vogla që të përballojnë rritjen e çmimeve, të mos falimentojnë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :