Komision Hetimor për rrugët e shembura/ PS rrëzon kërkesën e PD
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rrugët e shembura.
Më konkretisht, opozita kërkon hetim për kontratat koncesionare dhe ndërtimin e rrugëve pas shembjeve masive kohët e fundit dhe vënies nën akuzë të ish zv kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera.
Po ashtu, opozita ka kërkuar që të hetohet edhe veprimtaria e AKSHI-t dhe siguria e të dhënave të qytetarëve për shkak të vënies nën akuzë nga SPAK të të pandehurve lidhur me këtë dosje, të cilat mes të tjerash akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.




