Meta: Politikat diskriminuese në bujqësi po falimentojnë fermerët dhe po favorizojnë një pakicë

Meta: Politikat diskriminuese në bujqësi po falimentojnë fermerët dhe po favorizojnë një pakicë

Në një postim në rrjetet e tij sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se politikat aktuale në bujqësi po dëmtojnë rëndë fermerët shqiptarë dhe po thellojnë pabarazitë në këtë sektor jetik.

Sipas tij, vendosja e pragjeve përjashtuese për përfitimin e subvencioneve favorizon një pakicë dhe lë jashtë mbështetjes shumicën e fermerëve të vegjël.

Meta thekson se këto politika po rrisin kostot e prodhimit dhe po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë konkurrencën e prodhimit vendas në treg. Ai gjithashtu ngre shqetësimin për mungesën e subvencioneve për inputet bazë, si nafta dhe plehrat kimike, duke e lënë sektorin të pambrojtur.

Në përfundim, Meta paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente, bujqësia shqiptare rrezikon të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

Postimi i plotë:

𝐏𝐫𝐚𝐠𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐞̈
Është e papranueshme që skemat kombëtare të subvencionit në Shqipëri të mbeten kaq të pamjaftueshme, duke vendosur pragje absurde mbi 3 hektarë si kusht për financim. Ky kriter përjashton shumicën e fermerëve të vegjël, kur në fakt kriteri i vetëm duhet të ishte identifikimi dhe regjistrimi i parcelave, pa diskriminim sipas madhësisë.

Po aq absurd është kufizimi i mbështetjes për blegtorinë sipas numrit të krerëve. Mbështetja duhet të lidhet vetëm me identifikimin dhe regjistrimin e tufës, jo me kufij numerikë pa kuptim, që nuk marrin parasysh madhësinë mesatare të fermës shqiptare.

Heqja e subvencionit të naftës në një kohë kur çmimi i saj është në maksimum historik është një goditje shumë e rëndë për serat, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke e bërë të pamundur konkurrencën. Ndërkohë, plastmasi për serat ka pësuar një rritje çmimi prej rreth 60% vetëm këtë muaj, prandaj subvencioni duhet të dyfishohet urgjentisht për të mos lejuar shkatërrimin e prodhimit intensiv.

Edhe më dramatike është situata me plehrat kimike azotike, të cilat në Shqipëri shiten 30% më shtrenjtë se në Greqi dhe Itali, duke goditur rëndë prodhimin vendas dhe duke e nxjerrë jashtë tregut. Për to nuk ka asnjë subvencion, duke e lënë fermerin shqiptar të pambrojtur përballë konkurrencës së huaj.
Në Greqi, subvencionet për blegtorinë dhe tokën janë të lidhura vetëm me regjistrimin në sistemin CAP. Nuk ka pragje absurde mbi sipërfaqe; çdo hektar i regjistruar merr mbështetje. Për më tepër, plehrat kimike dhe inputet bujqësore kanë TVSH të reduktuar (13%).

Në Maqedoninë e Veriut, subvencionet jepen për çdo parcelë të regjistruar dhe për çdo tufë të identifikuar. TVSH për produktet bujqësore bazë është vetëm 5%, duke ulur ndjeshëm kostot e prodhimit.

Në Kosovë, skemat e pagesave direkte mbështesin çdo fermë të regjistruar, pa pragje diskriminuese. TVSH për ushqimet bazë është 8%, duke e bërë prodhimin më të përballueshëm.

Në kushtet kur fondet IPARD janë ndërprerë për të tretin vit radhazi, buxheti i bujqësisë në Shqipëri nuk mund të mbetet në nivelet aktuale.
Vetëm për të ndaluar degradimin e sektorit, ai duhet të ishte të paktën trefish më i lartë. Ndryshe, me vetëdije Shqipëria do të mbetet shumë prapa fqinjëve të saj, duke varfëruar qëllimisht fermerin dhe duke e falimentuar këtë sektor jetik, me pasoja shkatërrimtare për prodhimin vendas.
Vetëm duke mbështetur bujqësinë, ndalim shpopullimin!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :