Çollaku: Rama po pengon drejtësinë, hetimet po ngjiten deri te kryeministri
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka bërë akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si pengues të drejtësisë në vend.
Sipas Çollakut, kryeministri po përdor të gjitha instrumentet e pushtetit për të ndikuar në proceset hetimore. Ai pretendoi se në muajt e fundit janë bërë përpjekje intensive për të bllokuar hetimet dhe për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë.
Gazetari deklaroi gjithashtu se qëndrimi i institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Brukselin, ka ndryshuar, duke identifikuar tashmë sipas tij përgjegjësit për pengimin e reformës në drejtësi.
Në fokus të deklaratave ishte edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, për të cilën Çollaku pretendoi se çështja e saj lidhet me hetime për korrupsion dhe struktura të organizuara kriminale. Ai shtoi se hetimet nuk do të ndalen vetëm në nivele të ndërmjetme, por mund të shtrihen edhe në nivelet më të larta të qeverisë.
Sipas tij, SPAK ka shtuar numrin e prokurorëve dhe hetuesve të BKH, të cilët po analizojnë të dhënat e sekuestruara nga dhjetëra pajisje elektronike në kuadër të hetimeve.
‘Dëgjo, që ky është mashtrues zyrtar tashmë kjo është certifikuar e noterizuar, në Shqipëri dhe jashtë. Rama është duke bërë përpjekje ekstreme, në minuta shtesë, me energji të sforcuara, me lobing ekstrem, për të mbrojtur thjesht Edi Ramën.
Ajo çfarë Brukselit ka ndryshuar qëndrim 180 gradë, duke pas transparencë të shtuar tashmë se kush është penguesi dhe jo promovuesi i drejtësisë, tashmë dihet që është Edi Rama më të drejtë. Një njeri, një individ që ka katër muaj që përdor çdo lloj pushteti, ekzekutiv, legjislativ, në çdo skutë dhe institucion, për të penguar drejtësinë.
Pra njeriu që i ka hapur luftë drejtësisë në Shqipëri, është kryeministri i vendit. Mbrojtja e Ballukut ka të bëjë me një korrupsion dhe me një mbrojtje të organizatave kriminale. Nuk është mbrojtja e një individi, nuk është mbrojtja e një deputeti, nuk është mbrojtja e një zv/ministri.
Është mbrojtja e një organizate kriminale. Dhe ne do të jemi këtu bashkërisht për ta diskutuar që organizata Balluku do të marri edhe zyrtarisht le të themi, akuzën e re me prova të shumta si organizatë kriminale, organizatë kriminale.
Tani jam tërësisht dakord për çfarë ka ndodhur. Duke qenë se prokuroria le të themi u kthye u refuzua nga shumica parlamentare, nga Rama, dhe me presion publik, fizik, të bërë transparent edhe të fshehtë, se ka dhe kanosje të tjera që ne nuk i kemi mësuar akoma.
Atëherë struktura e posaçme ka shtuar dhe numrin e prokurorëve dhe të agjentëve të BKH-së që po merren intensivisht me nxjerrjen e të dhënave të reja pas sekuestrimeve të 80 pajisjeve, që duan atë kohën fizike, dhe ata kur të shkojnë atje kanë për të shkuar me prova tashmë jo më për Ballukun. Jo më për Belinda Ballukun, jo për drejtorët e Ballukut, por për shefin e Ballukut, që është kryeministri i vendit.
Jo ka prova brenda deklaratës, ka dhe, ka dhe të dhëna. Ata përgjime, ato gjëra, vetëm nëse SPAK-u djeg vetë dosjen. Ka zero shanse ndryshe.
Nuk ka, ka afate të reja. Ka afate detyruese edhe për strukturën e posaçme. Sigurisht që ka afate edhe për strukturën e posaçme, dhe ata kanë qenë në komunikime edhe me Brukselin, edhe me Uashingtonin.
Struktura e posaçme, ndonëse ne nuk kemi hasur deklarata publike, por në komunikimet e pazëshme, ata janë aty duke punuar bashkërisht dhe duke e mbikëqyrur bashkërisht që mos të ketë le të themi në këtë sizmikën e ndërhyrjeve kriminale dhe pushtetit, Ëhë. kriminale dhe të pushtetit, me një regjizurë të përbashkët.
Pra, këtu, nëse struktura e posaçme do të kapërcejë afatet për të mos i thirrur Edi Ramën në prokurori, për të mos i komunikuar akuzë, në këtë grup strukturuar kriminal, nuk e përjashtoj e përjashtuan te inceneratorët. E amnistuan.
Nuk e amnistojnë dot as tek dosja Balluku, as te dosja AKSHI, dhe nja 10 a 15 të tjera në të cilët, të paktën unë dhe kolegët e mi dhe ju, sigurisht, e dimë që emri i Ramës është aty jo thjesht si post, por si veprues, si komunikues, si porositës’, tha gazetari Basir Çollaku ne SYRI TV.




