Vangjeli: Qeveria favorizoi operatorin në tenderin e portit, manipulim me procedurat në Porto Romano

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Disa ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi publikisht anulimin e tenderit për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano (Faza I), pas tërheqjes së vetë ofertuesit të vetëm, me justifikimin e rritjes së kostove në tregjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se afati i fundit për paraqitjen e ofertave sipas procedurës së rishpallur për këtë tender me vlerë rreth 400 milionë euro ishte data 7 shkurt 2025.

Në databasën e këtij tenderi Seksioni I: Udhëzime për Operatorët Ekonomikë, Tërheqja, Zëvendësimi dhe Modifikimet pika 19/3, shkruhet:

‘Asnjë ofertë nuk mund të tërhiqet, zëvendësohet ose modifikohet pas afatit të fundit për paraqitjen e ofertave’. Mesa duket, operatori ekonomik është lejuar të tërhiqet pa asnjë pasojë.

Cili është penaliteti për operatorin ekonomik nëse ndodh tërheqja e tij nga gara në këtë fazë?…..

AK në këtë rast Autoriteti Portual Durrës duhet të konfiskojë sigurimin e ofertës që në rastin konkret ishte jo pak por 7.9 milion euro.

Me shumë gjasa kjo nuk ka ndodhur…

Skandali tjetër qëndron në faktin se deri sot 2 prill 2026, kjo procedurë rezulton ende ‘aktive’ në sistemin zyrtar të tenderave, ndërkohë që vetë ministri deklaron publikisht se tenderi ka dështuar.

Kjo tregon qartë një përpjekje për të manipuluar procedurat dhe për të shmangur përgjegjësitë ligjore.

Përballë kësaj situate, lindin pyetje të rënda që kërkojnë përgjigje të menjëhershme:

Pse nuk janë zbatuar afatet ligjore dhe pse nuk është kryer njoftimi zyrtar për anulimin e tenderit?

Pse autoriteti kontraktor ka tejkaluar afatin 200-ditor të vlefshmërisë së ofertës, i përcaktuar po nga vetë autoriteti kontraktor?

A është bërë kjo me qëllim për të favorizuar operatorin ekonomik dhe për t’i shpëtuar atij konfiskimit të garancisë prej rreth 8 milionë eurosh?

Këto nuk janë më thjesht dyshime. Këto janë indicie të qarta për një aferë të rëndë, e cila tashmë është nën hetim nga SPAK, i cili ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi.

Ndërkohë, nga ana tjetër KM Edi Rama vazhdon të deklarojë publikisht se projekti do të realizohet në një formë tjetër…

Ndaj qytetarëve shqiptarë nuk u mbetet më asnjë alternativë tjetër përveç reagimit kundër kësaj qeverie që nuk respekton ligjin, nuk mbron interesin publik dhe nuk jep llogari për miliona euro të taksave të tyre.

Më 17 prill, e gjithë Shqipëria në protestë ….

Share it :