Berisha: Nisma Vuçiç-Rama ka ngjallur përçmim të madh në Europë! Kjo nismë ka përfunduar aty ku e ka vendin

Berisha: Nisma Vuçiç-Rama ka ngjallur përçmim të madh në Europë! Kjo nismë ka përfunduar aty ku e ka vendin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nisma Vuçiç-Rama ka ngjallur përçmim të madh në Europë! Ai theksoi se kjo nismë ka përfunduar aty ku e ka vendin.

“Mund të them se ka ngjallur përçmim të madh nisma Vuçiç-Rama në Europë.

Është kuptuar si një përpjekje e dy pengmarrësve të vendeve të tyre, që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pushtetit të tyre.

Edhe vende të cilat kanë një skepticizëm të qartë në procesin e zgjerimit të BE, dëshmojnë mospajtim të plotë me këtë nismë të ndërmarrë nga dy diktatorë autoritarë, nga dy individë të lidhur këmbë e kokë me krimin, me bandat dhe trafiqet.

Pra, nisma Vuçiç-Rama po përfundon aty ku e ka vendin.

Ka ngjallur përçmim dhe ka dëshmuar se këta dy zyrtarë nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të tyre kriminale dhe të xhepit”, tha Berisha.

Share it :