Shteti si plaçkë’, Kalaja: Rama po e përdor çështjen e Iranit për kredo personale

Shteti si plaçkë’, Kalaja: Rama po e përdor çështjen e Iranit për kredo personale

Aulon Kalaja ka analizuar situatën e rrezikut të një sulmi iranian, alarm ky i ngritur edhe pas paralajmërimit nga ambasada e SHBA.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kalaja bëri një panoramë të zhvillimeve që nga vizita e Edi Ramës në Izrael dhe ndryshimet më pas edhe në qeveri.

Sipas tij Rama po e përdor çështjen e Iranit për kredo personale.

“Ne kemi një kryeministër që këtë çështje po e trajton për kredo personale. Duket sikur jemi të përfshirë edhe më shumë se Amerika. Ne po reagojmë më shumë se shtete të tjera europiane. Ky nuk e mblodhi Këshillin e Sigurisë sepse e trajton shtetin si plaçkë. Sjell në vëmendje vizitën e Ramës në Izrael, një moment shumë delikat. Dhe kjo vizitë ka qenë për arsye personale për shkak se u ndje i përjashtuar nga Bordi I paqes. Pas një muaji, më 26 shkurt ndodh që kemi ndryshime në qeveri. Dhe tre ministrat, ai i Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes pasi është e konfirmuar është njeri që i ka shërbyer Izraelit kundër Turqisë dhe ministri i tretë është ia i jashtëm, kemi edhe ministrin Brendshëm. Ndaj unë gjykoj që është një moment shumë delikat i qeverisë shqiptare. Duhet të kemi parasysh që në Manëz kemi edhe Mek. Pra zoti Rama ka dorëzuar ministrat te Izraeli”, tha ndër të tjera Kalaja.

Share it :