Berisha bind SPAK-un, të thërrasë Ramën

Berisha bind SPAK-un, të thërrasë Ramën

Nga Basir Collaku

Provat e mbrojtjes ligjore të avokatëve të Sali Berishës, bindin nga halli SPAK-un, që të pranojë se Rama duhet të jetë dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, në procesin e çështjes të njohur me emrin “Partizani”. Tani i mbetet kësaj gjykate, të shprehet me vendim, nëse do bëjë fakt të pakundërshtueshmen e vonuar, ftesën normale për KM, ftesë me guxim të thërmuar deri tani. Për të pyetur firmëtarin bashkiak Rama, për tjetërsimin e destinacionit të pronës, me nënshkrimin e tij, ku akuza thotë se ka shkelje ligji. Është luhatja e parë në një sallë gjyqi, ku prokurorët nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur Edi Rama nuk ekziston, por firma e tij nëpër shkresa po, është aty, nëpër fashikuj. Është pritshmëria gjatë pesë e më tepër viteve, ku mjaft dosje vendase e të huaja, në Prokurorinë e Posaçme, del emri i kryeministrit Rama, ndërsa dëshmia e tij, hetimi rreth tij, e për të, çuditërisht mungon.
Struktura e posaçme është përballë një prove zjarri. Përse vonon marrjen e dëshmive, pyetjes së Kryeministrit Edi Rama, ku emri i tij, përmendur e shkruar nëpër mesazhe, telefonata, veprimet e tij, kanë sjellë si pasojë dëme të shumta ekonomike, shtigje për pastrime parash e mjaft të tjera.
Përse nuk është thirrur ende për hetime të shumta të bëra për çështje të mëposhtme po ku ai nuk është dorë e veprim-jashtë?!
Prokuroria nuk mund të thotë më jo, sepse kështu do të jetë ftesa edhe për:
-Tollovitë e përdorjes në shumë vendim të super-Irenës
-Për inceneratorët, me akuzën organizatë kriminale të munguar, ku Rama nënshkruan bonus një kompanie fantazme, jo ekzistuese, disa muaj para se ajo të themelohet.
-Për Llogaranë, ku ai edhe zëvëndësja e tij Belindë, tashmë e pandehur, dje në Turqi duke kuvenduar e dakordësuar me turqit sipërmarrës, më pas fitues të tenereit të tunelit të Llogarasë, të cilit i kërcet llogaria nga 140 në 190 milionë euro.
-Për “Ballukun”, një grup i strukturuar kriminal, deri më tani në 11 procedura 1.1 miliardë euro, në kanosje dëshmitarësh, në pasuri të fshehura e të tjera çudira në disa furgonë provash si përgjime.
-Për aeroportin e Vlorës, ku rrënjët e investimeve shkojnë nëpër offshore e rusët nuk mungojnë të shfaqen
-Për tigrat anije të energjisë në Vlorë, ku 100 mijë euro në ditë para publike fluturonin në llogari diplomatësh e biznesesh me prodhim zero kilovat energji, por nuk mungojnë episode të një trafiku nafte me turq dhe iranianë.
-Për investimet strategjike, ku trafikantë kokaine të fshehur me petkun e biznesmenëve kanë marrë leje ndërtimi, koncensione, e kanë pastruar miliona e miliarda euro.
-Për AKSHI-n, zyrtarisht organizatë kriminale, ku hetimet e zgjeruara përmendin edhe emrin e bashkëshortes së kryeministrit.
-Për Mcgonigal, ku drejtësia amerikane në gjyqin e dënimit të agjentit zëvendësdrejtor të kundërzbulimit të FBI në Nju York përmend mbi 14 herë emrin e Edi Ramës, nga zyra e të cilit kanë dalë informacione dhe porosi korruptive. Ku dalin rusë e kinezë të sanksionuar nga USA por livadhisës privilegjesh ekonomike e shërbimesh në Shqipëri.
-Për call-centerat, qendrat e shumta të mashtrimeve financiare, me qindra milionë euro, ku nga partnerët kanë ardhur dosje duke përmendur si përfshirje Olsi Ramën vëllanë e kryeministrit.
-Për Xibrakën, laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, me ekspertë kolumbianë ku sërish partnerët gjermanë sollën një dosje, ku prapë del emri i Olsi Ramës, në takime, qëndrime e udhëtime, në grupin e të akuzuarve për trafik ndërkombëtar kokaine.
-Për Porto Romanon, tenderin tashmë në hetim, ku akuzat janë të shumta, jo thjesht për korrupsion por edhe cënim të sigurisë kombëtare.
-Për Portin e Durrësit, një tjetër dallavere dy miliardë euroshe edhe Siguri Kombëtare të cënuar. Duke mos ndaluar, për smart city tjetër tendër 140 milionë eurosh jashtë Aleancës për të dhëna sekrete në duar jo partnerësh, më së shumti një dyshim lobingjesh me fonde publike. Nuk mund të lësh mënjanë Rrugën e Arbërit qindra milionë euro në një investim të shpartalluar, me rrezik shembjeje të tunelit të Murrizit. As për koncensionin 1,2 miliard euro të Thumanë-Kashar. Ku të fshihesh për oazin financiar “Duranën”, për Eco Parkun me familjarë përfitues, tregtinë e armëve për miqtë nga fusha e lobingjeve, për Sinaloan e për Ndranghettën e të tjera kartele ndërkombëtare të ulur në prehërin e qeverisë e të shefit të saj. Se mos harrohen miliarda mesazhe e kusure të Sky ecc e Matrix, ku ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, biznesmenë, gazetarë, janë në pellg kriminal të patrazuar cilësisht nga hetimi. Se mos do të mungojë xhevahiri i të dhënave nga “Aruba” samiti i kokainës me trafikantë e qeveritarë në 2019, ku del bakshish ora 400 mijë euro për kryeqeverinë. Eshtë plot! Është një mal me dosje e fakte shpërthyese, ku mosveprimet e deritanishme kanë bërë Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale anemike, të njëanshme, të varur, dëmtuese të drejtësisë së mungur. Nëse këto e shumë të tjera nëpër arkiv prokurori do të mbeten larg pranisë së Edi Ramës në hetim, atëherë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, të shpallen “Monumente Pengu” të mbrojtur nga Rama, ortakëria e tij mafioze dhe Rilindja e tij, Gjithnjë nëse…!

Share it :