Petrit Vasili: Une besoj Ambasaden amerikane dhe jo karagjozin Rama!

Petrit Vasili: Une besoj Ambasaden amerikane dhe jo karagjozin Rama!

Nga Petrit Vasili

Ambasada amerikane ka bere nje njoftim shume serioz lidhur me risqet qe i kercenohen Shqiperise nga Irani.

Goditja nga Irani i ajatollaheve i objektivave te caktuar edhe mjaft larg territorit te tij eshte nje fakt i njohur boterisht.

Edhe qe ne Europe ka nje regjim alerti te shtuar per shkak te luftes me Iran kete kushdo e konstston boll te lexoje mediat e huaja.

Edhe qe Shqiperia ndryshe nga cdo vend europian ka strehuar opoziten iraniane edhe ky eshte nje fakt.

Edhe qe perfaqsues me te larte te Iranit te ajatollaheve kane folur publikisht me urrejtje ndaj Shqiperise gjithashtu edhe ky eshte fakt i njohur gjeresisht.

Edhe qe SHBA dhe sherbimet inteligjente te saj jane ne eliten boterore te informacionit te besueshem per aktet agresive dhe terroriste ne bote, e vecanerisht te Iranit me te cilin jane ne lufte edhe kjo dihet me se miri.

Gjithashtu dihet qe ne Shqiperi Edi Rama nuk garanton asnje lloj niveli te besueshem sigurie dihet boterisht.

Edhe qe Rama sulmoi me polici kampin e opozites Iraniane ne Manez dihet dhe eshte pare nga te gjithe.

Edhe qe Edi Rama genjen pa ju dridhur syri dhe pastaj kur ndodhin ngjarje te renda thote: ” keshtu ndodh ne gjithe boten”, dihet prej kohesh.

Edhe qe Shqiperia si narkoshtet i ka dorezuar informacionet me sensitive ne duart e krimineleve shqiptare e nderkombetare kete e ka marre vesh gjithe bota.

Edhe qe sherbimet inteligjente ne Shqiperi veprojne me urdherat politike te Rames dhe jo bazuar ne profesion dhe ne raportet me sherbimet simotra te huaja e ka kuptuar edhe me i fundit.

Ndaj une i besoj Ambasades Amerikane dhe kurre nje karagjozi te shitur si Edi Rama qe guxon e shkruan si me poshte:

“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.

Ndaj mos beni kurre gabim ti besoni nje kryeministri te tille te papergjegjshem, te korruptuar dhe te inkriminuar deri ne grykë.

Une i besoj Ambasades Amerikane dhe kurre karagjozit Edi Rama.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :