Debati për Metën në Shkup, zv.kryeministri maqedonas akuza Ramës për drejtësinë: Trashëgimtari i Enver Hoxhës

Debati për Metën në Shkup, zv.kryeministri maqedonas akuza Ramës për drejtësinë: Trashëgimtari i Enver Hoxhës

Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u bërë pjesë e debatit politik edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku është përdorur si argument për kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një seance plenare, zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikolovski, sulmoi opozitën vendase për, sipas tij, afrimitetin me Ramën, duke e lidhur këtë të fundit me trashëgiminë e regjimit komunist të Enver Hoxha. Ai e paraqiti këtë lidhje si problematike dhe në kundërshtim me vlerat demokratike që pretendojnë të mbrojnë aleatët e Ramës.

Në deklaratat e tij, Nikolovski ngriti akuza të drejtpërdrejta për mënyrën se si po trajtohet çështja e Metës në Shqipëri, duke u shprehur se ish-presidenti mbahet në paraburgim pa prova të qarta ligjore dhe duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të standardeve demokratike. Ai sugjeroi se rasti përfaqëson një shembull të përdorimit të drejtësisë për qëllime politike.

Në fjalimin e tij, Nikolovski përdori tone të ashpra, duke akuzuar kundërshtarët se “i përulen” trashëgimisë së Enver Hoxhës dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin demokratik të qeverisjes së Ramës. Ai shtoi se mbajtja në paraburgim e një figure si Meta për një periudhë të gjatë,pa bazë të fortë ligjore, është e papranueshme.

Nikolovski:

Ti (i drejtohet një deputeti të opozitës) spiunon vetë vendin, por ti nuk spiunon Pogradecin sepse pa dyshim nuk ke forcë të spiunosh atje dhe kundërshton Edi Ramën dhe thua çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe shkoni te Enver Hoxha i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama.

Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e duroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?

Share it :