Më i lirë dhe më i fortë se asnjëherë tjetër/ Ilir Meta publikon mesazh në ditëlindje

Më i lirë dhe më i fortë se asnjëherë tjetër/ Ilir Meta publikon mesazh në ditëlindje

Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe mbështetësit për urimet me rastin e ditëlindjes së tij.

Ish-presidenti thekson se kjo ditëlindje e gjen “më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër”, duke e shoqëruar mesazhin me një reflektim personal dhe emocional.

Në veçanti, ai i ka kushtuar një falënderim të ndjerë nënës së tij, duke vlerësuar rolin e saj në jetën e tij dhe duke theksuar simbolikën e emrit “Ilir”, të cilin ajo ia besoi.

Mesazhi i plotë:

Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër.

Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.

Share it :