Drejtesia qe duan! Ju gjeten 4000 rrenje kanabis, lirojet drejtori i burgut te Rrogozhines

Drejtesia qe duan! Ju gjeten 4000 rrenje kanabis, lirojet drejtori i burgut te Rrogozhines

Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy magazinat me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

Kujtojmë se Hasa u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, 19 mars, ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij.

Hasa ka hedhur poshtë pretendimet se droga i përket atij, ndërsa ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Kujtojmë se policia njoftoi se droga u zbulua në bodrumin e një magazine në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, të mbyllura dhe me llamba elektrike.

Po ashtu u shpall në kërkim nga policia edhe Ervis Maçi, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se është njohur me ngjarjen përmes mediave dhe ka marrë masa të menjëhershme.

Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm

Share it :