Rama nuk ben rezolute per genocidin serb ne Kosove, por per Iranin!?
Nga Petrit Vasili
Rama jeton e vepron mbi nje trekendesh te vetem, qe eshte ligesia, hipokrizia dhe padija.
Faktet flasin vete dhe hajde te martim disa me emblematiket prej tyre:
Rama shpalli me vrap se do te beje Rezolute dhe do te shpalle Iranin shtet, qe sponsorizon terrorizmin.
Por menjehere lind pyetja: Po a nuk ishte po ky Rama, qe sulmoi dhunshem ASHRAF-in Kampin e opozites iraniane ne Manze te Durresit vetem e vetem sepse na ishte shqetesuar ky Irani i terroristeve qe do shpalle sot ky?
Kerkohet me vite nga opozita dhe opinioni shqiptar qe Kuvendi te miratoje nje Rezolute per te denuar genocidin serb ne Kosove.
Por Rama nuk e miraton edhe sot e kesaj dite per turpin e faqen e zeze te tij kete rezolute qe denon masakrat serbe dhe genocidin serb ne Kosove, e cila nuk eshte miratuar sepse eshte bllokuar vetem prej tij.
Nga ana tjeter po ky qe ben sikur eshte shume i shqetesuar per liderat e UÇK ne Hage, u be pjese aktive e projektit per ndarjen e kuf8jve Kosoves, beri Ballkanin e Hapur me Vuçiçin, beri edhe intervisten e perbashket me Vucicin per fake integrimin ne BE.
Eshte po hipokrit qe ben sikur vdiq nga gezimi per Bordin e paqes te Trump, por nga tjeter votonte ne OKB dy here kunder Rezolutave amerikane ne OKB te paraqitura nga administrata Trump.
Eshte po ky hipokrit, qe ben sikur mallengjehet ne Izrael ne parlamentin izraelit, por ezhte po ky qe votoi kunder njohjes se Jeruzalemit si Kryeqytet si dhe votoi kunder edhe ne OKB per kete çeshtje.
Eshte po ky hipokrit, qe bente sikur qante per Ukrainen dhe vuri bile edhe emrin Ukraina e Lire nje rruge ne Tirane, por ishte po ky kur votoi kunder Amendamentit, qe une paraqita ne Kuvend ku kerkoja daljen nga Ballkani i Hapur sepse Serbia nuk pranonte sanksionet kundra Rusise agresore ne Ukraine.
Keto jane disa fakte te pakundershtueshme te pirostise me tre kembe ligesi, hipokrizi dhe padije, ku mbeshtet kusine e corbes se prishur ky antishqiptar dhe antieuroatlantik.
Kushdo nga avokatet e tij te shplare mediatike mund te vazhdoje te derdellise pro tij, por faktet ulerijne dhe hedhin ne toke çdo avokati.




