Tjetër dosje për Ballukun në SPAK, Saimir Vishaj: Dëmi financiar nga inceneratorët, jashtëzakonisht i madh
Qeveria ka khedhur një tjetër hap në riorganizimin e sektorit të mbetjeve, përmes Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror.
Juristi Saimir Vishaj i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, thotë se krijimi i kësaj agjencie nuk ka të bëjë me dëmin e pariparueshëm që qeveria ka shkaktuar me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit e Fierit për të cilët Vishaj thotë se veç çështjes penale kemi të bëjmë me cëshje të karakterit adminsitrativ.
Ka qenë qeveria ajo që ka qenë fajtore për vendosjen e çmimeve, dhe për lejimin e këtyre gropave tepër të mëdha, e të cilët i kanë sjellë një dëm jashtëzakonisht i madh shtetit shqiptar apo popullit shqiptar”
këmbëngul që qeveria duhet të shohë si fillim si të zgjidhet kontrata 30 vjeçare, të gjendet gjykata që është kompetente për zgjidhjen e kësaj kontrate, në mënyrë që të gjenden paratë e harxhuara
“Sepse kontrata 30-vjeçare që ekziston ndërmjet qeverisë shqiptare dhe personave të cilët përfaqësojnë kompanitë, kompanitë e huaja dhe apo shqiptare që kanë lidhur veprime me inceneratorët, është shumë e vështirë. Pra, sado mund të monitorohen aktualisht me agjenci private, po shteti shqiptar për 30 vite rresht do paguajë dëmin e munguar, pra dëmin e shkaktuar, është i detyruar t’i përmbahet marrëveshjes”
Për gazetarin Flavio Qarri, Vishaj paralajmëron dhe për një tjetër dosje për Ballukun që pritet të shkojë në SPAK.
.Biseda në ‘Kafe Shqeto’
Saimir Vishaj: Prokuroria e Elbasanit e pushoi dhe nisi hetimi ndaj nga ana e SPAK-ut. Unë mendoj, mendoj që kjo nuk është një çështje penale e thjeshtë, por është çështje më shumë me karakter administrativ dhe civil, që mund të gjykohet nga gjykata shqiptare apo gjykatat e huaja.
Dëmi është i pariparueshëm, dëmi në qoftë se ka ardhur dëm, por në radhë të parë qeveria, e cila e lejoi këtë koncesion, qoftë në Elbasan, në Tiranë ose në Fier, duhet të mendojë në radhë të parë se si mund të zgjidhet kontrata. Aktualisht nuk kemi asnjë konfiskim të inceneratorit të Tiranës, të Fierit apo të Vlorës, kemi disa persona të dënuar me dënime minimale dhe me dënime të cilët nuk mund të jenë përgjegjës ata, sesa është përgjegjës shteti shqiptar, qeveria shqiptare me tre negociatorët e saj. Për mendimin tim duhet pikë së pari të zgjidhet kontrata, të gjendet gjykata që është kompetente për zgjidhjen e kësaj kontrate, në mënyrë që të gjenden paratë e harxhuara, pastaj le të shikohet se ku është dëmi. Unë mendoj që pa u zgjidhur kontrata. Sepse kemi ndërmarrje private që është ngritur pranë qeverisë shqiptare, e cila ka marrë një dorëzim, sekuestrot, nuk kemi të bëjmë me konfiskim. Kemi të bëjmë me një sekuestro, domethënë me një manaxhim të përkohshëm ku blerja e secilës prej blerave lëviz nga këshillat bashkiak ose nga bashkia, por duke u fshehur mbas dorës së qeverisë.
Ka qenë qeveria ajo që ka qenë fajtore për vendosjen e çmimeve, dhe për lejimin e këtyre gropave tepër të mëdha, e të cilët i kanë sjellë një dëm jashtëzakonisht i madh shtetit shqiptar apo popullit shqiptar. Dënimet penale të cilat i janë dhënë sot nga SPAK-u, GJKKO, apeli dhe më në fund janë prishur nga Gjykata e Lartë, ndërsa për mendimin tim duhet patjetër të zgjidhet civilisht, të shikohen pasojat juridike civile të ardhura nga qeveria shqiptare dhe personat përgjegjës përkatësisht. Më pas të kishim një çështje civile.
Gazetari: Po cili do të jetë hapi i parë i drejtësisë në këto momente që është krijuar dhe Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve?
Saimir Vishaj: Është krijuar, po, është, është krijuar vetëm për sekuestrim, jo për konfiskim apo marrjen e pronësisë. Sepse kontrata 30-vjeçare që ekziston ndërmjet qeverisë shqiptare dhe personave të cilët përfaqësojnë kompanitë, kompanitë e huaja dhe apo shqiptare që kanë lidhur veprime me inceneratorët, është shumë e vështirë. Pra, sado mund të monitorohen aktualisht me agjenci private, po shteti shqiptar për 30 vite rresht do paguajë dëmin e munguar, pra dëmin e shkaktuar, është i detyruar t’i përmbahet marrëveshjes.
Gazetari: Atëherë avokat, të lutem, një pyetje si qytetar. Unë nuk dua të paguaj për lekët që ka futur në xhep dje Veliaj, Balluku, Rama dhe dua që drejtësia dhe shteti im të më mbrojë. Si mbrohem nga kjo faturë 30-vjeçare?
Saimir Vishaj: Edhe njëherë, se disa herë që po ta përsëris. Pa u prishur kontrata midis kompanive dhe shtetit, qeverisë shqiptare, pikërisht ata që kanë ndihmuar këto kompani, që nga kryeministri apo kjo ministre që ka ngelur pa imunitet aktualisht për shkak të SPAK-ut…
Gazetari: E ka hequr imunitetin.
Saimir Vishaj: E ka imunitetin por pritet dosje tjetër për të vajtur para SPAK-ut. Atëherë mund të mendohet që do paguajë qytetari shqiptar apo jo. Është një dëm i ardhur prej kësaj qeverie. Si sterilizimi apo inceneratorët janë dëme kolosale të marra në mënyrë tepër të kundraligjshme nga qeveria shqiptare






