PS mburojë Ballukut, Berisha dhe deputetët PD-së në Kuvend, ja porosia e liderit demokrat
Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ku deputetët diskutuan për protestën, strategjitë dhe organizimin për pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është nisur drejt Kuvendit, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Lideri i opozitës ka bërë thirrje që asnjë deputet i PD-së të mos mungojë në seancë.
Njëkohësisht, Partia Demokratike ka thirrur qytetarët për protestë në orën 10:00 tek Parlamenti, në të njëjtën kohë kur do të fillojë seanca për këtë çështje.




