Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tani është radha e Ramës’ – PD sot protestë para Kuvendit

‘Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tani është radha e Ramës’ – PD sot protestë para Kuvendit

Partia Demokratike dhe opozita ka thirrur sot protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protesta është thirrur për në orën 10:00 tek Parlamenti, kohë dhe kur do të nisë seanca

hetohen…

‘Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tani është radha e Ramës!’ u bëhet thirrje protestuesve.

Ndërkohë deputetëve socialist u është kërkuar të vijnë më herët në seancë me qëllim që të mos bllokohen nga protestuesit. Që në orën 08:00 disa deputetë socialistë janë parë të hyjnë në Kuvend pasi do të mbahet mbledhje grupi.

Sipas rendit të ditës, kërkesa për heqjen e imunitetit do të trajtohet e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës. Para paraqitjes së dy raporteve të përgatitura nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të marrë fjalën vetëm Balluku.

Më pas opozita dhe shumica parlamentare do të paraqesin qëndrimet e tyre, përpara se çështja të hidhet në votim.

Maxhoranca e cila ka 83 vota ka bërë të qartë se nuk do të votojë kërkesën e SPAK për ti hapur rrugë arrestimit të Ballukut.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Share it :