Mbahet sot seanca për imunitetin e Ballukut, PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit

Mbahet sot seanca për imunitetin e Ballukut, PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku do të shqyrtohet kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Çështja pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike.

Sipas rendit të ditës, kjo pikë do të trajtohet e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës. Para paraqitjes së dy raporteve të përgatitura nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të marrë fjalën vetë Balluku.

Më pas opozita dhe shumica parlamentare do të paraqesin qëndrimet e tyre, përpara se çështja të hidhet në votim.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paralajmëruar protestë para godinës së Kuvendit në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës

Policia e Tiranës ka marrë masa sigurie dhe ka rrethuar zonën me gardhe metalike, ndërsa priten edhe kufizime të qarkullimit të automjeteve pranë Parlamentit.

Share it :