Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës

Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar e cilësoi situatën në vend si një moment kritik për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ai bëri thirrje për reagim qytetar, duke theksuar se vendi po përballet me një regjim që, sipas tij, është më i ashpër dhe më i rrezikshëm se çdo qeverisje që nga koha e diktaturës së Enver Hoxha.

Berisha: Është një moment jashtëzakonisht kritik dhe po të kemi parasysh një faktor, e vërteta është deri diku të pandalshëm, që është avancimi i forcave të ekstremit të djathtë në vendet e mëdha të BE, për të cilat nuk mund të imagjinohet kurrë që Shqipëria të jetë një vend anëtar, këto akte e përçudnojnë Shqipërinë në një shkallë të atillë, sa askush nuk mund të marrë përsipër ta mbështesë këtë vend.
Vendi po bëhet gazi i dheut.
Kur tregjet e basteve merren të parashikojnë nëse Edi Rama do bjerë këtë vit apo jo, ta imagjinojë çdo shqiptar se ku jemi katandisur ne me këtë njeri.
Tani, koha është sot më shumë se kurrë e përgjegjësisë qytetare.
Përgjegjësi qytetare do të thotë në këtë rast, përgjegjësi para vendit tënd.
Çfarëdo që je, dhe cilido që je, në qoftë se e ndjen veten shqiptar, është koha të ngrihesh.
Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me një regjim që kaq të poshtër nuk e kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës gjer sot.
Vetëm Enver Hoxha ishte i aftë të merrte çdo lloj vendimi për të ruajtur pushtetin e tij.
Vetëm ai ishte i aftë t’i çonte shqiptarët tek racioni i bukës së misrit, kilogrami i kripës dhe sheqerit që t’i mbante ata të uritur dhe të topitur në mënyrë që të mos mendonin gjë tjetër përveç kafshatës.
Vetëm ai ishte i aftë në shpirtin e tij të zi t’i zhyste shqiptarët në izolimin më të thellë që të mos ngriheshin kundër tij.
Edi Rama, pasi ka vjedhur miliarda me organizatën e tij kriminale, tani zhduk edhe Kushtetutën, zhduk shtetin ligjor, i mbyll të gjitha, shkatërron drejtësinë për të mbrojtur lëkurën e tij.
Nuk ka ditë më të vështirë për vendin se sa kjo.
Nuk ka ditë më të vështirë për kombin se sa kjo.

Share it :