Shkullaku: Dy mesazhet e Ramës sot ishin, se kush nuk hap gojën do marrë mbështetjen e tij
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka analizuar fjalën e sotme të Edi Ramës në grupin parlamentar të PS-së, ku vendosi të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut, por ta mbrojë atë.
Sipas Shkullakut, mesazhet e Ramës sot ishin të qarta, se kush nuk hap gojën, kush nuk e tradhton atë dhe organizatën e tij kriminale, do të marrë mbështetjen e pushtetit dhe nuk do të dorëzohet tek drejtësia.
‘Mesazhi i Ramës është i qartë, Belinda Balluku nuk ka folur asnjë fjalë deri më sot, pra si të thuash i ka besuar totalisht mbrojtjen e saj kreut të organizatës.
Pse? Sepse deri më tani e gjithë vepra për të cilën akuzohet Balluku, është që kjo ka zbatuar urdhrat e kapos. Pra është bosi, kjo dhe një strukturë poshtë, drejtorët e agjencive etj., pra po i quajmë kapot e mafias lokale, apo mafies qendrore. Pra njëri bën vota në Fier, tjetri në Dibër. Pra e gjithë kjo organizatë, Belinda vërtetë e ka drejtuar, por e ka drejtuar sipas porosive të kapos.
E mbani mend çfarë është thënë, që për tunelin e Llogarasë si mund të akuzohet Belinda, se ai ishte një detyrim që Rama ia kishte Erdoganit. Erdogani bëri ca shtëpia në Laç dhe të merrte lekët mbrapsh, ja dhënë me tunelin. Pra Belinda ka punuar për organizatën, jo për vete.
Ky ishte mesazhi i parë.
Mesazhi i dytë, mbyllja e gojës, omertaja, është se ata që nuk flasin do të kenë mbrojtjen tonë. Dhe ajo është qesharake pastaj që tha se, në sallën e gjyqit do të jenë avokatët e saj e nuk do të jemi ne. Edhe ajo ti shkonte Rama në sallën e gjyqit, si avokat i Belindës.
Për të kuptuar rilindjen është shumë e thjeshtë. Mjafton të shohësh Siçilinë e viteve ’80, ose fillimin e viteve ’90. Është pak a shumë e njëjta gjë. E vetmja gjë që ska ndodhur është një vrasje politike, që nuk po ndodh akoma.
Por e gjithë struktura, veprimtaria bazohet në një kryetar organizate i cili del hapur dhe thotë botërisht SPAK-ut, Brukselit, Gjermanisë, që sot na ka dalë një shtet shumë problematik.
Tani na thonë se, na e ka kaluar Gjermania për korrupsion, janë ata dhe pastaj vijmë ne.
E gjithë strukturave që Rama e ka ndërtuar hapur, bën atë që ky lëshon mufka të tilla që në çdo vend të botës do të kishte një procedim penal, do të kishte dorëheqje’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.






