Protesta/ Si Koçiut të narcoRamës i del Mafia, momenti më i mirë..
Nga Basir Collaku
E emëruar zv/kryeministre zonja Koçiu, ish kudestare adresash në Ministrinë e Brendëshme, ka nisur të postojë hartimet e Edi Ramës pas protestës së opozitës me 28 shkurt. Gjuha rrugaçërore identifikon autorin real te tekstit, ku zonja nuk ka trashëgimi shkrimore.
Ndër dalldisjet e djeshme mes të tjerash ai/ajo bashkëthonin se ”
“U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune (do ketë parë ngjarjet diku jashtë vendit) është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë.”
Ja çfarë ka brenda Momenti më i mirë:
KM në prag zyrtarizimi të marrjes në hetim dhe i pandehur.
KM provuar nga drejtësia amerikane si korruptues i zv drejtorit të FBI të Nju Yorkut dhe për këtë hetohet prej 5 vitesh në SPAK.
Zv kryeministrja ku ajo mbërriti në postkarriken e saj është e pandehur dhe deri tani hetohen 1.1 miliardë euro
Një dorë ministra në qeli për vjedhje e lidhje kriminale pa lënë aspak mënjanë drogën si lëndë e parë.
Mbi 30 kryebashkiakë të partisë së saj më shumë se gjysma në qeli dhe të pandehur si hajdutë.
Ekonominë e ka zaptuar prej 13 vitesh me 10 klientë me emra biznesi, ku hyn e del paraja e krimit dhe kokainës.
Vëllai dhe bashkëshortja e KM, shefit të saj, vëlla Olsi te Xibraka e kokainës, dhe Linda te Eco Parku e te AKSHI janë në valle të rënda penale
Gjysma e Shqipërisë në Jug të vendit por jo vetëm është me rrugë, ura, tunele, 3.8 miliardë euro investime, janë të shembura bga batërdia e vjedhjes
Investime strateghike si Porto Romano e të tjera ku preket siguria kombëtare janë lënë rusëve dhe kinezëve
Prej muajsh shumica e shefit të saj sulmon SPAK dhe GJKKO, duke dalë kundër partnerëve të BE dhe USA ku bashkë me vëlla Vuçipin duan të asgjësojnë instituciinet e drejtësisë.
Miliarda euro të bandave të trafikut të drogës pastrohen në Shqipëri me leje të shefit e zëvëndëses.
Investime strategjike dhënë bandave të trafikut të drogës.
Është provuar lidhja me kartelin meksikan “Sinaloa” ku i sanksionuari nga SHBA, Hysa ka qenë në takim me shefin e saj Ramën, për ca leje kazinosh e ndërtimi, për të pastruar një dorë milionash.
Media meksikane raporton për dyshime serioze të lidhjes së mafies shqiptare të drogës me kartelin tjetër meksikan Gjenerata e Re, duke kompletuar lidhjet me dy nga kartelet narkotike terroriste me të mëdha në botë.
Nuk mungojnë dosjet në SPAK për lidhjet në investime në Shqipëri të Ndrangheta, Camorra, Cosa Nostra, Sacea Corona, të cilat nuk ngjajnë me kompani turistike siç zonja merakoset për imazhin…
Dy organizata krininale “Balluku” dhe AKSHI zyrtarisht me akuza të drejtësisë së re ndërtuar prej shef rrokut të saj.
Kanë shpartalluar Shqipërinë duke shitur horrave vendas e të huaj për përfitime e lobingje më shumë se një herë
Kanë larguar 1.5 milionë shqiptar si të jetë një vatër lufte, duke kaluar çdo zonë ku lufta është duke u bërë.
Vilën e diktatorit e quan adresë turistike. Aty e kanë kokën, tek kasapi i historisë së Shqipërisë.
E diku më tej adresarja e trimëruar, ndoshta nga efektet e ushqimit plot bardhësi të përdorur nëpër kryeministri, me një gjuhë ajtollahësh thotë mes të tjerash se ” Po aq e vendosur dhe e paprecedentë do të jetë edhe përgjigjja..”
Ky është një pjesë e momentit më të mirë
Mendo si mund të jetë momenti më i keq nga kjo organizatë kriminale..






