Pas takimit me ministrat e ‘Ballukut’ – Rama shkon te Vila 31, i bashkohet edhe bashkeshortja Linda

Pas takimit me ministrat e ‘Ballukut’ – Rama shkon te Vila 31, i bashkohet edhe bashkeshortja Linda

Ka zgjatur vetëm 30 minuta mbledhja e sotme e këshillit të minitrave, një ditë pas shkarkimit të zv/ kryeministres Belinda Balluku, shoqëruar dhe me shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe emërimet e njerëzve të Ballukut në poste ministrore.

Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea Karakaçi, një vartës i Ballukut dhe së fundmi drejtor i OSHEE.

Syri TV fokusoi momentin kur disa ministra lanë kryeministrinë 10:30, ndërsa Rama u nis drejt vilës 31, në Tiranë, përballë kryesisë së Kuvendit duke shmangur llogaridhënien për shkarkimet dhe rrokadën e ministrave për të cilat Rama nuk ka bërë transparencë pse mori këtë vendim.

Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu munguan në mbledhjen e sotme të qeverisë edhe pse ata janë sërish në detyrë deri në momentin që do votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ende nuk ka informacion për ndonjë takim – zyrtar apo informal – të kryeministrit Rama tek vila 31, informon gazetari I Syri Tv, Klajdi Bodlli. Ndërkohë rreth orës 11:50 Syri TV filmoi momentin kur bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama u pa të hynte në vilën 31.

Share it :