Shkarkimi i Ballukut/ Berisha: Dështoi Lubia, por polli 3 ministra

Shkarkimi i Ballukut/ Berisha: Dështoi Lubia, por polli 3 ministra

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në rrjete sociale ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama, ku bëri bujë pas shumë kohësh shkarkimi i Belinda Ballukut.

Berisha e komenton me një shprehje popullore se “u mbars mali e polli një mi”. Sipas tij, ministrat e rinj, Ermal Nufi, Enea Karakaçi dhe Eriona Ismaili janë pjellë të Belinda Ballukut.

Rama shkarkoi dhe Pirro Vengun nga ministri i Mbrojtjes një ditë më parë, gjithashtu dhe Elisa Spiropali, që u pasua në krye të Punëve të Jashtme nga diplomati Ferit Hoxha.

Share it :