Si Rama “harroi” McGonigal e jo Smith para Trump?!
Nga Basir Collaku
Smith me dosjen e McGonigal e vartësve të tij, gatoi çështjen ruse për Trump. Edi Rama i kujtoi Trump se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial..KM si aktor servil për të lënë gjurmë pas daljes nga protokolli, duke shitur aksione krokodili patriotizmi, kërkoi ndërhyrje në Hagë për mosdënim të krerëve të UÇK. Sulmoi dhe OKB duke ditur përpjekjen e Presidentit që Bordi të shërbehej si një organizatë altermative me të. Ndonëse Trump përmendi bashkëpunim me Kombet e Bashkuara e lustra e Ranës u shkërmoq në pak minuta.
Po Charles?!
Si harroi Rama të përmendë zv/drejtorin e kundërzbulimit të FBI të korruptuar prej tij?! Atë agjent të angazhuar intensivisht në sajimin e dosjes së Trump për lidhje me Rusinë?!
Në vitin 2023, pas arrestimit dhe shpalljes së akuzave për Charles McGonigal, Presidenti Trump deklaronte:
“Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”
Pra këtë të korruptuarin e tjetër të cilin Trump uroi të shkojë në ferr, përse buk e kujtoi Rama dje?! Apo vëlla Leksin?!
Mendon se Trump mban mend vetëm Smith dhe jo Charles apo Soros?! Këtë Charles që nisi hetimet për PD në USA, që bëri biznes me lejen e Ramës në Tiranë, ku krehën gjoba bizneseve, e emrave të drejtësisë, ku merrnin në pyetje dëshmitarë shqiptarë në Austri, pa kokërr autorizimi..! Pra Trump i kishte uruar vajtjen në ferr mikut bashkëpunëtor të Ramës..!! Apo “Soros” shpallur klan terrorist. Në Bord ishte Shqipëria dhe mirë që ishte. Nuk u ftua piktori Rama, por KM i Shqipërisë. Pa harruar lobingjet marramendëse për të mos lënë Begajn atje ku ishin homologët e tij në shumicë. Pa harruar miqësitë izraelite, arabe e Tony Blair, ku Rama ka dhënë tendera e kontrata milionëshe, e i ka përfshirë në qokëbërje. Askush mos e shohë si amnisti të dosjeve penale të SPAK ku Rama do të përballet. Pa vonesë. Tani do të shkojë para Bordit të Prokurorëve të Posaçëm, të luftojë me to, e jo të bëjë paqe. Që të fiket edhe deliri i patronazhistëve të çdo niveli.






