Ishin 4 çështje”, deputeti demokrat zbardh çfarë u diskutua mes PD dhe eurodeputetit

“Ishin 4 çështje”, deputeti demokrat zbardh çfarë u diskutua mes PD dhe eurodeputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, zbuloi se çfarë u diskutua mes përfaqësuesve të PD-së dhe eurodeputetit David McAllister në takimin e zhvilluar sot në selinë blu.

“Çështjet që ka shqetësim sot PD-ja janë 4 dhe janë diskutuar sot në këtë takim. E para ishte çështja e zgjedhjeve, e cila nga Parlamenti Europian është evidentuar; Parlamentarët europianë kanë diskutuar lidhur me çështjet e shtetit të së drejtës dhe çështja “Balluku” ka qenë mes tyre. Në ditët në vijim do të shohim zhvillime të tjera; njëkohësisht, edhe ndryshimet në Kodin Penal, që kërkon t’i japë imunitet kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar; Dhënia e imunitetit njerëzve që nuk janë të zgjedhur dhe nuk janë të parashikuar në Kushtetutë”, deklaroi Gjoni.

Sa i përket mungesës së takimit të McAllister me Sali Berishën, Gjoni u shpreh se arsyeja ishte koha e shkurtër e vizitës.

“Deklarata ishte e qartë, ishte e pamundur për arsye të kohës së shkurtër. Zoti Berisha e ka takuar në Bruksel disa herë, ka qenë në takime kokë më kokë me kreun e Komisionit të Jashtëm”, theksoi deputeti demokrat.

Share it :