Berisha publikon reagimin e magjistratit/ “Pergjigja e nje magjistrati ndaj gojeshthururit te Surrelit

Berisha publikon reagimin e magjistratit/ “Pergjigja e nje magjistrati ndaj gojeshthururit te Surrelit”

Me ane te nje stausi ne fb Sali Berisha publikon sa me poshte

Statusi i plote

Një përgjigje e merituar!

Miq, ju ftoj të lexoni reagimin dinjitoz të magjistratit ndaj “3 LL” apo kryehajdutit të Shqiperisë Edi Rama.

Përgjigja e një magjistrati ndaj gojështhururit të Surrelit: LLumi i llumit të llumit
11:32, 15/02/2026

Unë jam një nga ata që ai që mban postin e kryeministrit të sotëm këto ditë shkurti më quajti “llum i dalë nga vetingu”!
Kisha dëgjuar e kisha duruar lloj-lloj epitetesh në grup, për magjistratët e këtij vendi, por të mos të të zërë gjumi e të nxjerrësh nga goja lloj-lloj paçavuresh, në çdo moment që ndihesh keq me drejtimin e punëve të tua (e kam fjalën për atë që mban postin e kryeministrit), nuk e kisha besuar kurrë në kohën kur ti drejtoje opozitën e viteve 2010. Por vitet që ti erdhe në pushtet, për çdo vit e për çdo ditë ke treguar se je veçse një njeri i lig e i paskrupullt që vetëm dëshiron të përfitosh kredite për marrëzitë e drejtimit tënd e të shpurës tënde
Ti na quajte llum i hequr nga vetingu, ne që na hoqe padrejtësisht nga funksioni dhe për këtë shkak janë duke vuajtur me qindra e mijëra familje, pasi drejtësia nuk jepet më, por vonon e vonon e vonon derisa më nuk ekziston, sepse u vu në zbatim motoja jote e nëndhshme, e neveritshme dhe e padëgjuar ndonjëherë “më mirë djepi bosh se sa djalli brenda”, e cila në fakt përkthehej në trurin tënd të mjerë “më mirë drejtësia bosh, pa funksionar, se sa me magjistrat që s’i kam nën kontroll”, por ti ke një hall të madh, o 3LL, prandaj na quan llum.
Halli yt u zbulua shumë shpejt që pas mandatit të parë dhe për fat të keq ti ia ke dalë deri më tani që ta zgjidhësh hallin tënd. Halli i vetëm i shpikjes së reformës dhe vetingut ishte magjia për të marrë votat për të qeverisur, me mashtrimin e madh se duke vendosur një numër rreth 400 funksionarësh (pas seleksionimit të biografive të tyre prej patronazhistëve) të një pushteti të pavarur në tabelën e qitjes së turmave të etura për s’dihet se çfarë, ti ia arrite të mbash pushtetin për tre mandate, duke premtuar: I pari do bëjmë reformën dhe hamë me lugë floriri. I dyti, reformën po e bëjmë dhe bashkë me të edhe veglat magjike të reformës (letra anonime, rekomandime klienteliste tek OMN, ngritje e komisioneve të ngjashme me strukturat ku drejtonte komisari politik me yll në ballë etj.), duke filluar gjuetinë e shtrigave dhe duke ndërtuar superstruktura hetimore të ngjashme me ish-hetuesinë e K.Pr. Penale të vitit 1979 të gjakatarit Hoxha. Mandati i tretë do të ishte mbërritja në sofër për të provuar lugët e floririt, se s’kishin ngelur edhe shumë nga ata që ishin piketuar si të këqijtë e sistemit dhe që duheshin larguar sa më parë prej tij.

– Epo mirë, pushtetin e mbajte dhe vazhdon ta mbash me supermashtrimet e tua ndaj një numri njerëzish profanë, që ecin, dëgjojnë, shohin e flenë me gojën hapur dhe ti u fut në atë gojë cilëndo pallavër tënde!
– Epo mirë, edhe ne na hoqe nga funksionet që i ushtronim me aq pasion!
– Epo mirë, secili nga magjistratët e larguar po vijon të jetojë jetën e tij, duke parë hapësirat ligjore për të kundërshtuar vendimet e padrejta, për të gjetur një punë për të mbajtur familjen, për të parë nëse na takon për shkak të ligjit ndonjë bonus për vitet që kemi ushtruar detyrën etj.
Por jo! Një ditë që ti gjendesh keq (që e keqja mos t’u ndaftë në këtë dhe në atë botë), ti përsëri dëshiron të bësh lajme për të vobektit, për profanët, për ata që shëtisin me gojë hapur, edhe sërish shënjestron ata që i përdore kaq shumë tre mandate e kusur, duke i përbaltur, etiketuar, përgojuar, proceduar e paragjykuar, sa nuk do të ishte menduar kurrë se mund të ndodhte para ardhjes tënde, magjistratët e këtij vendi; kjo që ti bëre ishte e pabesueshme, por ja që ti e ke bërë realitet!
Mundet të ketë magjistratë nga ata që janë larguar, të cilët s’duhej t’i ushtronin ato funksione, e për të cilët duhej të merreshin masa disiplinore, por monstruoziteti që shpike ti është një gjëmë e madhe që i ka ndodhur vendit tonë e të cilën qytetarët e këtij vendi do ta vuajnë gjatë, pasi ti i fute të gjithë në një thes, i gjuajte të gjithë me çfarë munde dhe mbajte vetëm ata për të cilët sërish thua se i kanë shpëtuar çarkut të vetingut!
Por unë dhe shumë si unë nuk mund ta pranojmë kurrë përgojimin, bullizimin dhe diskriminimin që ti na bën në mënyrë kolektive një numri jo të vogël funksionarësh, duke na quajtur llum i dalë nga vetingu.
Por e vërteta është që llum i llumit të llumit je ti, që nuk ke haber nga punët e shtetit, por të ra për pjesë të drejtosh e të shkatërrosh këtë vend të shumëvuajtur.
Ti, 3LL, mund të pyesësh gagaçët që të rrethojnë me shumicë në sallonet e shtruara me pllaka mermeri pa tender, nëse ka ndonjë bazë ligjore për të përfituar ish-funksionari pagë pas largimit nga funksioni? Nëse i takon një ish-funksionari përfitimi i pensionit suplementar? Por ti dëshiron të vjellësh e të tjerët të të duartrokasin e të hanë atë që ti vjell.
E vërteta, o 3LL, o llum i llumit të llumit, është se ajo që ti e quan vjedhje e buxhetit të shtetit është thjesht ligji në fuqi që edhe ti e ke firmosur, o 3LL.
Nëse nuk të merren mendtë nga nakatosjet e tua perverse, lexo dy rreshta të bazës ligjore për marrjen e pagave pas largimit nga funksioni.
Baza ligjore: Neni 21, pika 1 dhe 3 i Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Nenet 1/9 “a”, 7/3 të Ligjit Nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 166/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, ‘Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’”.
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 548, datë 27.07.2016 “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, 13/1 dhe 15, ndryshuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 874, datë 14.12.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime të Vendimit nr. 548, datë 27.07.2016 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’”.
Po pse të lexosh ti? Ti di veç të zhgarravisësh, të vjellësh e të jetosh në pisllekun që nxjerr nga goja çdo ditë e çdo natë, duke na e pështirosur jetën përditë, duke na e bërë vendin të na duket siç ka qenë për shekuj me radhë, nën pushtetin e një pushti të radhës, pushtues pa dinjitet, pa vlerë, pa karakter, i paskrupullt, i shumëpërfolur për gjithë të zezat e kësaj toke, njeri që njeh dhe zbaton vetëm Vesin dhe që i ka shpallur luftë Virtytit, pusht i pështirë.
1 – Ti njihesh dhe dihet që je llum!
2 – Dihet dhe ti e di më mirë nga të gjithë se ata që ti qeveris janë llum i llumit!
3 – Gjithkush e di se ti dhe shpura jote keni rrjedhën tuaj nga llumi i llumit të llumrave, që buroi nga vitet ’41 e vijim!
Mjerë ne, mjerë vendi ynë e mjerë e ardhmja jonë që ti ende qëndron në atë karrige, o 3LL.

Share it :