Berisha: Partnerët tanë në Gjermani dhe BE po e kuptojnë se qeveria shqiptare është një organizatë kriminale!

Berisha: Partnerët tanë në Gjermani dhe BE po e kuptojnë se qeveria shqiptare është një organizatë kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bisedë me qytetarët theksoi se qeveria shqiptare vepron si një organizatë kriminale dhe se gradualisht kjo po kuptohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë në Gjermani dhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai kritikoi mënyrën si kreu i qeverisë përpiqet të personifikojë institucionet dhe të shmangë ligjet dhe Kushtetutën, duke theksuar mungesën e normave dhe standardeve morale në menaxhimin e shtetit dhe mbrojtjen e pasurive publike.

Rina Terolli: Doktor, përshëndetje, jetoj në Gjermani. Këtu të gjithë mediat flasin për protesta kundër korrupsionit, vetëm qeveria shqiptare flet për dhunë ndaj policisë. Si mund të ndodhë kjo?

Sali Berisha: Sepse qeveria shqiptare është një organizatë kriminale. U garantoj se është strikt një organizatë kriminale, e denoncuar me kohë kjo.
Por gradualisht edhe partnerët tanë në Gjermani dhe në vendet anëtare të BE po e kuptojnë këtë.
Kreu i organizatës kriminale ka marrë përsipër t’u japë leksione në të drejtën kushtetuese, në të drejtën penale partnerëve tanë, dhe u thotë se pezullimi është një akt i ministrit apo qoftë dhe i kryeministrit, apo qoftë edhe i presidentit, qenka një akt antikushtetues, që nuk mund të ndodhë sepse shuhet institucioni. E kuptoni ju se ç’do të thotë, që institucioni identifikohet me personin dhe personifikohet me individin?
Nuk ka koncept më banal, më diktatorial se ky.
Dhe ky që thotë këto, që thotë se shuhet institucioni, ky para tre vitesh ndërmori shkarkimin e Ilir Metës, atëherë nuk kishte institucione po të shkarkohej Ilir Meta.
Këta shkarkojnë çdo ligj dhe Kushtetutë.
Ligjet dhe Kushtetuta përcaktojnë qartë, ikën kryeministri, detyrën e merr zëvendëskryeministri. Ikën ministri, detyrën e merr zëvendësministri. Ikën presidenti, e merr detyrën kryetari i parlamentit me Kushtetutë për 6 muaj.
Po këta nuk kanë asnjë lloj norme, standardi moral përveçse o burra të mbrojmë me çdo kusht plaçkën dhe vjedhjet që bëjnë.

Share it :