Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut! Kjo është dëshmi se ai është në rrethin e kuq

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut! Kjo është dëshmi se ai është në rrethin e kuq

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët tha se, Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut, kjo është dëshmi se ai është në rrethin e kuq
Berisha theksoi se, fatet e vendit dhe të familjeve shqiptare duhet të jenë në dorën e qytetarëve dhe bëri thirrje për vazhdimin e kryengritjes paqësore me siguri dhe vendosmëri drejt fitores.

Berisha: Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën.
U anulua shkuarja e tij në Mynih.
Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë.
Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë.
Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë.
E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën.
Nuk shkoi sot.
Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.
Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë.
Të dashur miq, fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, duhet dhe do të jenë në duart tona.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore, të sigurt se ecim drejt fitores.

Share it :