‘Eshtë toka jonë, e mbrojmë me gjak! – Banorët e Baks-Rrjollit mblidhen aty ku po ndërtohet resorti, përplasen me policinë

‘Eshtë toka jonë, e mbrojmë me gjak! – Banorët e Baks-Rrjollit mblidhen aty ku po ndërtohet resorti, përplasen me policinë

Banorët e Baks Rrojit në Velipojë janë të vendosur për të ndalur punimet e resortit turistik. Sot ata kanë shkuar sërish tek zona ku po ndërtohet resorti turistik për të ndaluar punimet.

“Kjo është toka jonë, ju keni ardhur në tokat tona. Këtu do të ketë vetëm gjakderdhje. Ne nuk e lëshojmë. Do lëmë jetën këtu. Do vdesim për tokën e gjyshërve tanë” thonë ata ndërsa përplasen dhe me policinë e cila përpiqet ti ndalojë” thotë një banor.

Mes banorëve që protestojnë është dhe një grua e cila thotë se i është nënshtruar transplantit.

Nuk ka fuqi të qëndrojë në këmbë prandaj rri e ulur në tokë, e megjithatë është e vendosur të mbrojë tokën e vet.

“Jam me transplant. Unë du me lanë krytë këtu, se du me pru fëmijët e mi dhe me pas jetën time këtu. Nuk ju kërkojmë as ujë, as drita, as shtëpi. Të gjitha i kemi sjellë vetë’ thotë gruaja.

Dje Gjykata Administrative nuk u ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë me qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e resortit turistik në pronat e tyre. Banorët janë shprehur të indinjuar duke deklaruar se do të vijojnë të mbrojnë pronën e tyre deri në fund me protesta të cilat do të jenë edhe më të dhunshme

Share it :