Banorët e Baks Rrojit sërish në protestë, për të ndaluar punimet e ndërtimit të resortit në tokat e tyre

Banorët e Baks Rrojit sërish në protestë, për të ndaluar punimet e ndërtimit të resortit në tokat e tyre

Banorët e Baks – Rrjollit në Velipojë kanë nisur sot një protestë masive, duke përfshirë gra, fëmijë, burra dhe të moshuar, për të mbrojtur pronat e tyre nga ndërtimi i një resorti turistik. Banorët shprehen të vendosur: “Do të jetë liri ose vdekje.”

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për sigurimin e padisë, që kishte si qëllim pezullimin e punimeve. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me demonstrata edhe më të forta nëse nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.

Në nisje të protestës pati përplasje me ekspertin e gjykatës, Romeo Nazarko, të cilin banorët e akuzojnë për përgjegjësinë në çështjen e pronave. Disa ditë më parë, banorët kishin protestuar edhe para selisë së Parlamentit të Shqipërisë, duke kërkuar ndërhyrjen e deputetëve.

Banorët e Baks – Rrjollit insistojnë se nuk do të heqin dorë deri sa çështja e pronave të zgjidhet plotësisht.

Pamjet e protestës janë siguruar nga reporteri Felix Bilani tregojnë qartë tensionin e banorëve në nisje të protestës dhe përplasjet me policinë.

Share it :