Refuzimi i Ramës në Konferencën e Mynihut i vuri kapak ndëshkimit diplomatik të hajdutit që mbron Lubinë

Refuzimi i Ramës në Konferencën e Mynihut i vuri kapak ndëshkimit diplomatik të hajdutit që mbron Lubinë

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë një konference për shtyp se, refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik të hajdutit që mbron Lubinë.

Berisha tha se, një situatë të tillë, duhet të garantoj, se është nga më të papërsëriturat në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Berisha: Pra është një rast për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i rezervuan Edi Ramës atë që meriton.

Por një mirënjohje të pakufishme ndaj atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që u mblodhën në të katër anët e Shqipërisë në kryengritjen e tyre paqësore për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre për aktet, vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe aktet e tjera, në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe të botës.

Një situatë të tillë, duhet të garantoj, se është nga më të papërsëriturat në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Është ndër më të papërsëriturat.

Nuk ka ndodhur kurrë që një vendi anëtar të NATO-s, t’i mbyllen dyert në forumin e Davosit, të mos lejohet të shkojë.

Me gjithë faktin se kishte deklaruar se me nder të madh pranonte anëtarësinë e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Por i zoti i shtëpisë, iniciatori kryesor i këtij forumi, nuk donte të turpëronte sallën Edi Rama me praninë e tij.

Dhe ai mbeti pa ftesë.

Por për t’i vënë kapak damkosjes së njeriut që përdor mandatet e krimit për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, vjedhjet e tij, për t’i vënë kapak ndëshkimit diplomatik dhe politik të hajdutit që përdor Lubinë si parzmore për mbrojtjen e vet, është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë ndër më të rëndësishmit të sigurisë në Europë dhe në botë.

Pra, natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama, por unë u them se ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinën gabimisht protokolli kishte vendosur edhe emrin e Edi Ramës, se do ishte.

Por dikush u kujtua dhe shkoi dhe e hoqi dhe atë, dhe Edi Rama nuk shkon dot në Mynih.

Është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për përpjekjen e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ata, të cilët sulmojnë Sali Berishën se po njollos, sipas tyre Shqipërinë, u them puthuni me Dash Sulën, se Sali Berisha po mbron interesat e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari që e do Shqipërinë, e çdo qytetari që shikon të ardhmen e tij në vendin e tij.

Çdo shqiptari që do familjen e tij.

Share it :