4 milionë euro për blerjen e një vinçi dhe falje TVSH-je, si u kap në abuzim Pirro Vëngu

4 milionë euro për blerjen e një vinçi dhe falje TVSH-je, si u kap në abuzim Pirro Vëngu

Kemi arritur tashmë në thelbin e emisionit të sotëm. Ndryshim i planit të biznesit pas realizimit, pa respektuar deri në fund procedurën ligjore me miratim ministri dhe humbje miliona euro për shkak të faljes së Portit të Alabarit. Por siç do ta ndiqni më pas, edhe jo pak por mbi 12 milionë euro në 3 tendera për blerjen e Vincave të rinj janë abuzim, me fitues të paracaktuar dhe me dhënie fondesh, sikur Piro Vëngu ta kishte Portin e Durrësit pronë private. Jo vetëm teleshikuesit, por edhe ndonjë prokuror i gatshëm i SPAK, duhet të mbajë shënime, pasi këto të dhëna, janë prova konkrete për aferat në Portin e Durrësit me autor ministrin Piro Vëngu.

Sikur të mos mjaftonin dëmet miliona euro nga dhënia e Portit tek Alabari, apo konsulencat për ndërtimin e Portit të Ri, por edhe tre procedurat tenderuese për blerjen e vinçave të rinj, janë po aq abuzive, të paktën sipas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të treja procedurat tenderuese janë fituar nga i njëjti subjekt “HDROPOËER” shpk në pronësi të shtetasit Lulzim Kapllanaj. Procedura e parë e prokurimit me objekt “Blerje Vinçi MHC”.

Më 03 qershor 2021, Drejtori i APD-së, Piro Vëngu nxjerr urdhrin e brendshëm për ngritjen e komisionit për përgatitjen e informacionit specifik dhe përllogaritjen e vlerës së fondit limit me përbërje Alket Malo, Hekuran Koci dhe Laert Mema.

Procesverbali i mbajtur nga komisioni i përllogaritjes së fondit limit, i ndodhur në praktikën e dorëzuar tek Sektori i Prokurimeve të APD-së, cilëson midis të tjerash se:

AUTORITETI PORTUAL DURRËS

“….vlera e fondit limit, rezulton të jetë 416,929,248 lekë. Mbështetur në këto të dhëna dhe fondin limit të parashikuar në Plan-Biznesin 2021, i cili nuk mund të tejkalojë vlerën e 408,975,000 lekë pa TVSH. Komisioni në unanimitet, vendos që vlera e fondit limit të jetë 408,975,000 lekë pa TVSH aq sa vlera e parashikuar në Plan-Biznesin e vitit 2021”.

Lidhur me kriteret e vendosura për pagesën paraprake, konstatohet se nga Alket Malo, Hekuran Koci dhe Laert Mema, në cilësinë e antarëve të komisionit të përgatitjes së informacionit specifik dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, janë vendosur kritere favorizuese për paradhënien në vlerën 20% të kontratës më nënshkrimin e saj nga palët, dhe pjesa e mbetur pra 80%, është ngurtësuar në bankë në formën e L/C. Në asnjë nen, paragraf ose udhëzim lidhur me hartimin e Dokumentave Standarte të Tenderit, saktësisht për kushtet e pagesës, nuk cilësohet se Autoritetet Kontraktore mund të likujdojnë paradhënie për punë ende të pakryera madje apsolutisht e pa cilësuar kjo për blerje mallrash ende të pa furnizuara ose të pa marra në dorëzim.

Pra e thënë më qartë operatori ekonomik nuk ka asnjë risk pasi paratë i jep të gjitha Piro Vengu me paradhënie dhe garanci bankare.

KLSH

Operatori ekonomik që do të konkurojë në këtë procedurë prokurimi, nuk ka çfarë kushti të plotësojë pasi me këto përcaktime, i deklarohet se APD-ja duhet të plotësojë këto kushte, pra APD, në vend që të kërkojë dhe të vendosi kushte për operatorët ekonomikë ofertues, vendos të vetë ofrohet duke likujduar 20% të vlerës së kontratës përpara fillimit të procesit të dorëzimit të mallit.

Sipas ligjit, Autoriteti Portual Durrës kur shpall tenderin një ndër kriteret e kërkuara që duhet të plotësohet është kapaciteti financiar i kompanisë fituese për të blerë me paratë e veta mjetin që po tenderohet, nderkohë në rastin konkret këto kapacitete financiare ja plotëson vetë Piro Vengu.

KLSH

Pra, në një rast, kërkohet që OE ofertues të ketë kapacitete ekonomike për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe nga ana tjetër, këto kapacitete ekonomike, i vihen në dispozicion nga vetë Autoriteti Kontraktor në rastin konkret, APD.

Pasi i garanton edhe paratë, Institucioni i Drejtuar nga Piro Vëngu nis edhe procedurat tenderuese për ti hapur rrugë blerjes së vinçave të rinj. Me shkresën nr. 2744/1 Prot., datë 10.08.2021, komisioni i vlerësimit të ofertave, mban procesverbalin për hapjen e ofertave, tek i cili pasqyron ofertat e ardhura dhe konkretisht nga:

“Hydropoŵer” SHPK me vlerë 385,403,098 lekë pa TVSH,

“KONECRANES” GMBH me vlerë 408,315,320

“LIEBHERR MÇTEC ROSTOCK” GMBH me vlerë 406,969,360 lekë

“NANTONG RAINBOË HEAVY MACHINERIES” SHPK me vlerë 433,399,120 lekë

Tre ditë më pas, komisioni i vlerësimit të ofertave, kalsifikon në vend të parë ofertën me vlerë 385,403,098 lekë pa TVSH të ardhur nga operatori ekonomik “Hydropoŵer” SHPK. Por audituesit thellojnë dhe më tej kontrollin e tyre duke analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga kompania HYDROPOËER për plotësimin e kritereve të tenderit. Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga “Hydropoŵer” SHPK, u konstatua se është dorëzuar në orën 9: 33 të pasdites së datës 09.08.2021. Tek oferta e dorëzuar, u konstatua dokumenti me nr. B21 me emërtimin “B.21 Kontrata_e_Tregtarit_të_Autorizura_-ITALGRU_S.r.l.&“ Hydropoŵer”Shpk”, në gjuhën Angleze.

KLSH

Sa më sipër, rezulton se kontrata e bashkëpunimit me objekt “Kontratë Shitës i Autorizuar” midis OE “Hydropoŵer” SHPK ofertues dhe fitues i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC” për nevoja të APD, dhe OE “ITALGRU S.R.L” SHPK, është lidhur në datën 08.04.2021,përpara se ky i fundit (APD), të ketë bërë transparente procedurën e prokurimit në Sistemin Elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedurë e cila, është iniciuar nga APD-ja në datën 03.06.2021 dhe është bërë transparente për ofertuesit në SPE të APP-së, në datën 07.05.2021.

Pra nga kqyerja e dokumentacionit të dorëzuar nga kompania “Hydropoëer” SHPK, faktohet se ka qenë në dijeni se Autoriteti Portual Durrës, do të zhvillojë një procedurë prokurimi me objekt “Blerje vinçi MHC”, përpara se vetë institucioni të hapte procedurën e prokurimit. Madje edhe dorëzimi i dokumenaticionit është bërë përpara se të publikohej zyrtarisht faza për pranimin e dokumentacionit. E aq më shumë në një periudhë më të hershme, kishte marrë edhe masat për lidhjen e kontratës me kompani tjetër që të siguronte edhe Vincat, të cilët muaj më vonë do të kërkonte ti blinte Piro Vëngu. Prova të qarta këto se gjithçka ka qenë e paramenduar, që nga ndryshimi i plan biznesit, te nxjerrja e fondeve e deri tek procedura tenderuese me fitues të paracaktuar.

Por jo vetëm kaq. Dokumentacioni që duhej plotësuar për të fituar tenderin ishte qartësisht i përcaktuar, por për Institucionin e Piro Vëngut këto ishin teknikalitete që nuk kishin fare rendësi, duke marrë parasysh shkresa justifikuese, që kompania i kishte siguruar, por që sërish nuk përmbushnin kriteret e kërkuara. Një tjetër kriter që kjo kompani do të duhej të plotësonte ishte dhe paraqitja e dokumentacionit që ka kryer më parë punë të ngjashme.

Sipas raportit të KLSH rezulton se kompania HYDROPOËER ka paraqitur disa kontrata me kompaninë KURUM, por që nuk kanë asnjë lidhje me kriteret e kërkuara dhe kushtet që duhen plotësuar.

Si rezultat, OE “Hydropoëer” SHPK, nuk ka punë të ngjashme që të kenë lidhje të ngushtë me objektin e prokuruar nga Autoriteti Portual Durrës. Dokumentacioni i dorëzuar për punët e ngjashme, ska asnjë lidhje me Vinçat e tonazheve të rënda ose me Vinça të Lëvizshëm Portual.

Pra nga dokumentacioni i dorëzuar shihet qartë se HYDROPOËER është favorizuar vazhdimisht nga vartësit e Piro Vengut.

Plotësimi i kriterit kryesor, ai i kapaciteteve financiare, u konstatua se ky operator, është mbështetur totalisht tek subjekti mbështetës OE “ITALGRU S.R.L” SHPK për realizimin e procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC”. Në këtë procedure prokurimi, “Hydropoŵer” SHPK, duhej që të paktën të vërtetonte se merr përsipër të mbulojë 50 % të vlerës së kontratës. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhej ti referohej pikës 2, të nenit 90 “Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera”, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ku cilësohet midis të tjerash se: “Në çdo rast, operatori ekonomik ofertues që dëshiron të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, duhet të provojë se plotëson të paktën 50% të kërkesave të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor”. Në rastin konkret, nuk vërtetohet një fakt i tillë por edhe KVO nuk ka lënë gjurmë në procesverbalet e mbajtura, që ky kriter plotësohej.

Jo vetëm procedura tenderuese, por edhe zbatimi I kontratës ka shkelje të rënda ligjore e në favor të kompanisë private, që nga zgjatja e afatit dhe deri tek bërja e pagesave paraprakisht, e madje pa fatura tatimore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se kontrata midis “Hydropoëer” SHPK dhe Autoriteti Portual Durrës, është me nr. 3159 Prot., datë 23.09.2021. Është me vlerë 385,403,098 lekë pa TVSH ose 462,483,717.6 lekë me TVSH sipas nenit 7 “Çmimi i kontratës”. Afati i lëvrimit të mallit sipas nenit 5 “Dorëzimi dhe afati i lëvrimit”, është 8 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës ose me datë përfundimi datën 23.05.2022.

Me shkresën nr. 3758 Prot., datë 08.11.2021, kontraktori “Hydropoëer” SHPK, dërgon një kërkesë pranë APD-së për amendimin e afatit të ekzekutimit të kontratës. Bashakalidhur është dhe kërkesa nga prodhuesi i vinçit drejtuar “Hydropoëer” SHPK, ku cilësohet arsyeja e COVID-19, si pretendim për shtyrjen e afatit të dorëzimit të mallit. Me këtë amendament, afati i kontratës bazë nga 8 muaj, bëhet 10 muaj ose me datë përfundimi datën 23.07.2022. Vinçi i blerë nga Piro Vëngu vjen një ditë para përfundimit të afatit të shtyre. Por nga verifikimi i mënyrës së pagesave, vihet re se Piro Vëngu ka paguar kompaninë e Lulzim Kapllanaj përpara se të merrte mallin e porositur.

Ndërsa vinçi do të mbërrinte në 22 gusht të vitit 2022, pagesat për llogari të kompanisë janë bërë në mënyrë kronologjike:

Datë 27.09.2021 – 636,000 euro

Datë 11.10.2021 – 126,357 euro

Datë 30.05.2021 – 37,015.48 euro

Datë 01.06.2022- 1,890,000 euro

Datë 04.07.2022- 392.000 euro

Datë 06.07.2022- 309.900 euro

Datë 07.07.2022- 74,339.87 euro

Të gjitha këto pagesa sipas KLSH janë kryer nga Piro Vengu pa një faturë tatimore të lëshuar nga HYDROPOËER. Në ditën e dorëzimit të vincit kompania ka lëshuar faturën tatimore me vlerën 369,916,982.6 lekë, që është vlera totale e blerjes së Vinçit. Pas lëshimit të kësaj fature Autoriteti Portual Durrës ka kryer dhe disa pagesa të tjera në vlerën 26.7 milion lekë.

KLSH

Në total, janë likujduar 26,771,322.69 lekë që i përkasin faturës me nr. 3967 dhe datë 22.07.2022. Vlera e mbetur e faturës, pra vlera 369,916,982.6 lekë – 26,771,322.69 lekë = 343,145,659.91 lekë, është likujduar nga APD përpara se të lëshohej fatura e fundit tatimore nga kontraktuesi.

Nga Autoriteti Portual Durrës, janë likujduar 5 pagesa pa faturë tatimore që kapin vlerën 2,7 milionë euro ose dhe vlera e TVSH koresponduese është 660 mijë euro. Pra e thënë më qartë Piro Vengu ka favorizuar këtë subjekt jo vetëm duke shlyer mbi 80% të vlerës së vincit ende të padorëzuar në kundershtim flagrant me ligjin por ky subjekt as nuk ka lëshuar faturë tatimore për pagesat e përfituara duke mos paguar në kohë TVSH, e cila ishte në një vlerë të konsiderueshme, 660.000 euro. Në përfundim KLSH argumenton se kjo procedurë ka shkeljet e përmbledhura si më poshtë:

KLSH

Nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje Vinçi MHC”, me fond limit 408,975,000 lekë, zhvilluar në datën 10.08.2021, u konstatuan mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nga OE “Hydropoŵer” Shpk, i shpallur fitues i procedurës.

Nga auditimi i kontratës së shitësit të autorizuar, midis OE “Hydropoŵer” SHPK dhe OE “Italgru S.R.L” SHPK rezultoi se është nënshkruar në datën 08.04.2021, ose përpara se Autoriteti Kontraktor të inicionte procedurën (data 03.06.2021) dhe shpallte procedurën (data 07.05.2021), në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Në aparencë, duket sikur OE “Hydropoŵer” SHPK, ka qenë në dijeni për zhvillimin e një procedurë prokurimi me objekt “Blerje vinçi MHC”.

U konstatua operatori ekonomik “Hydropoëer” SHPK, nuk ka në objektin e aktivitetit të tij “Blerje vinçash ose mjete ngritëse të tonazheve të rënda”. OE “Hydropoŵer” SHPK, nuk ka punë të ngjashme që të kenë lidhje të ngushtë me objektin e prokuruar.

Dokumentacioni i dorëzuar për punët e ngjashme, ska asnjë lidhje me vinçat e tonazheve të rënda ose me vinça të lëvizshëm portual. Ky operator, është mbështetur totalisht tek subjekti mbështetës “Italgru S.R.L” SHPK për realizimin e procedurës së prokurimit. OE “Hydropoŵer” SHPK, duhej që të paktën të vërtetonte se merr përsipër të mbulojë 50 % të vlerës së kontratës.

Vlerësimi nga ana e KVO është në kundërshtim me pikën 2, të nenit 90“Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera”, të VKM nr. 285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. OE fitues ka dorëzuar formularin e vet deklarimit, por kjo deklaratë për subjektin mbështetës, nuk specifikon zërat ose kapacitetet për të cilat, subjektit mbështetës nuk i lejohet mbështetja, në kundërshtim me Seksionin 2 “Objekti i kontratës”, pika 2.16 “Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera” të “Dokumenteve Standarde të Tenderit për Procedurën e Hapur Mallra”.

OE nuk ka dokumente që të vërtetohet përmbushja e kritereve të kualifikimit sipas shtojcës 7 dhe germës (a) lidhur me objektin e aktivitetit. Në kushtet kur ofertuesi i vetëm, ka pasur mangësi të theksuara, duhej që procedura e prokurimit të anulohej nga KVO.

Share it :