Berisha: Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile sepse është i pashpresë
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, ssulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile sepse është i pashpresë.
Berisha tha se, u ndaluan 25 vetë, nga të cilët 17-ve u kanë komunikuar masën e arrestit, absolutisht pa asnjë fakt.
Berisha: U ndaluan 25 vetë, nga të cilët 17-ve u kanë komunikuar masën e arrestit, absolutisht pa asnjë fakt.
Pa asnjë fakt!
Thjesht i kanë kapur për numër.
Këta janë: Juel Korbi, 17 vjeç, Rei Bogdani, 16 vjeç, Orest Halilaj, 17 vjeç, Kreshnik Kastrati, 16 vjeç, Zeni Guri, 16 vjeç.
Dua t’u them këtyre të rinjve se janë krenaria e mbarë kombit shqiptar.
E nisin jetën politike në një betejë me të keqen e kombit të vet.
Arturo Kadria, 19 vjeç, Sadri Peka, 17 vjeç, Kreshnik Çeço, 36 vjeç, Suzana Dinushi, 48 vjeç, Klodiana Bajrami, 24 vjeç, Leonid Tusha, 21 vjeç, Gjesti Velçanaku, 19 vjeç, Klajdi Subashi, 26 vjeç, Ramazan Nuki, 29 vjeç, Florian Nuku, 32 vjeç, Daniela Leka, 17 vjeç, Ernest Kapo 31 vjeç. E kanë liruar.
Heronj të vërtetë.
Heronj të vërtetë të gjithë këta.
U shpreh solidaritetin tim dhe të mbarë shqiptarëve.
Ata janë aty si qëndrestarë dhe dënoj me forcën më të madhe urdhërarrestin ndaj qytetarëve që në përputhje me Kushtetutën po protestonin të revoltuar.
I garantoj autorët e këtij arresti se drejtësia vonon, por nuk harron mbi ta. Dhe do të bjerë.
Zonja dhe zotërinj, dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu deputetë të Kuvendit popullor.
Ju jeni dëshmitarë se si para kamerave, u vërsulën me urdhër të veçantë, goditën dhe keqtrajtuan deputetin Bledion Nallbati, me urdhër të Edi Ramës, i cili në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po ndihmonte një të mitur që po e keqtrajtonin.
Akt politik kriminal.
Goditja publike e Bledion Nallbatit, përpjekja për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën një krim të shëmtuar, një hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj deputetit guximtar, Bledion Nallbati.
Qëndrim brutal, të dhunshëm, kriminal, kanë mbajtur ndaj deputetit Zija Ismaili, doktor Zija Ismaili, i cili, edhe ai po protestonte krejtësisht në përputhje me standardet tona të revoltës paqësore.
Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile.
Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i cili për t’i shpëtuar ligjit nga miliardat që ka vjedhur së bashku me Lubinë, është i gatshëm të kryejë çdo veprim vetëm e vetëm t’i shpëtojë ligjin.
Por unë e garantoj Edi Ramën se është absolutisht i pashpresë.
Ajo kryengritje paqësore e 10 shkurtit faktoi pikërisht këtë.
Edi Rama është i pashpresë.






