Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente, mes një pjesëmarrjeje të gjerë qytetarësh nga i gjithë vendi.

Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente, mes një pjesëmarrjeje të gjerë qytetarësh nga i gjithë vendi.

Tubimi, i cili nisi si një manifestim për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat politike të opozitës, është shoqëruar me tensione të shtuara në terren.

Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë, ku forcat e policisë kanë konfrontuar deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Sipas dëshmive dhe pamjeve që nga vendngjarja, deputeti është shtyrë dhe goditur me shkop gome, ndërsa më pas i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë.

Sipas informacioneve ai është transportuar në urgjencë ndërsa nuk dihet saktësisht si është gjendja e tij.

Share it :