Protesta e PD-së, qytetarët zhvendosen drejt parlamentit
Protesta e opozitës po zhvendoset drejt godinës së parlamentit, aty ku është vendosur gjithashtu një kordon policor.
Ishte kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi i cili njoftoi protestuesit të zhvendosen nga kryeministria te parlamenti.
Ndërkohë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës përpara kryeministrisë, protestuesit demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës.
Kordoni i policisë qëndronte rreth godinës së kryeministrisë, ndërsa një autobot me ujë ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për të shpërndarë protestuesit.






