Alimehmeti: Shkolla pa nxënës, spitale pa mjekë, familje të shpërbëra! Shpopullimi ka një emër, Edi Rama!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alihemeti në fjalën e tij, ai denoncoi politikat e shpopullimit, abuzimin me pasuritë publike dhe shkatërrimin e vlerave themelore të shoqërisë shqiptare, duke vendosur përgjegjësinë aty ku sipas tij i takon te Edi Rama dhe Rilindja.
Alimehmeti tha se, ky vend nuk ka më justifikime, ka vetëm nevojë për çlirim!
Ilir Alihemeti: Mirëmbrëma qendrestarë që s’u dorëzuat kurrë. Mirëmbrëma dhe të gjithëve ju që me zemër e me shpirt donit të ishit këtu po u dëbuat nga shteti juaj. U dëbuat nga shteti juaj nga krika e rilindjes me Edi Ramën në krye. Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një ndër pesë shqiptarë që sot është në Shqipëri po mendon të largohet. Gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe Rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë, sado kolosale janë, nuk janë thjesht abuzime në numra, por janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës. Janë abuzime që çojnë në spitale pa mjekë e pa ilaçe. Janë abuzime që çojnë në pronarë pa prona. Janë abuzime që çojnë në ekonomi pa të ardhmen. E për të gjitha këto, për të gjitha këto ka një emër, ka një përgjegjësi dhe ky është Edi Rama.
Një orë e më parë neve duhet t’i themi këtij njeriu që kishte pushtet absolut 13 vjet, që sot nuk ka më justifikime. Sot nuk ka më fajtorë, nuk ka kush i ha më dardha pas shpine. Kur ke të gjithë pushtetin, ke dhe të gjithë përgjegjësinë. Dhe ne sot ne mund të flasim për dështimin e qeverisë në shëndetësi, mund të flasim për dështimin e qeverisë në arsim, mund të flasim për dështimin e qeverisë në siguri publike, në siguri rrugore, në siguri ushqimore. Mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër narkotrafikut. Por nuk ka akuzë më të madhe historike për një qeveri sesa populli kur ikën. Kur populli të largohet, kur populli shkon rrugëve të botës, kjo është akuza më e madhe publike, shpopullimi i këtij vendi.
Këtu të jemi të gjithë të qartë miq, nuk kemi ardhur rastësisht. Kujtohemi pak ku ishim përpara e ku jemi sot. Unë kujtoj një vend, kujtoj një vend që kishim dy fjalë, nënë dhe baba. Sot kemi prindin një dhe prindin dy sipas asaj qeverie. Kujtoj unë një vend ku kishim dy gjini, mashkull dhe femër. Sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini që na flet kjo qeveri. Kujtoj një vend ku ne kishim pronat tona, tokat tona, e sot ne kemi një qeveri që flet për ish-pronarë. Kujtoj një vend ku neve ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta, me rëndësi gjeostrategjike, e sot qeveria ndërton e abuzon rrugë e tunele që bien brenda vitit. Kujtoj një vend i cili hoqi vizat me vendet e Bashkimit Europian, u bë vend anëtar i NATO-s, e sot kemi një qeveri që shpërndan certifikata sigurie kombëtare bandave.
Ky është realiteti. Kjo ishte e paimagjinueshme. Po a imagjinoni juve ku ishim përpara? Absolutisht po, ne e kemi arritur këtë përpara. Imagjinoni t’i rikthehemi vlerave, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e familjes, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e shoqërisë, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën perëndimore europiane e t’i rikthejmë ato dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë e të rinj që ikën, siç kemi bërë dhe më përpara. Po kjo ndodh me një hallkë të parë. Në radhë të parë, duhet të largohet Rilindja, Edi Rama. Ky vend këtu duhet çliruar një orë e më parë me çdo përpjekje.






