Gjoni: Protesta e sotme është ballafaqimi i qytetarëve me qeverinë më të korruptuar të historisë

Gjoni: Protesta e sotme është ballafaqimi i qytetarëve me qeverinë më të korruptuar të historisë

Në një reagim për Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë qytetarësh në protestën e sotme, duke theksuar se është koha për të sfiduar qeverinë e korruptuar dhe totalitare.

Gjoni u shpreh se interesimi i shtuar i qytetarëve për këtë protestë vjen si pasojë e një frustrimi të thellë ndaj qeverisë, e cila sipas tij ka dështuar të përmbushë kërkesat e qytetarëve dhe të luftojë korrupsionin. Ai shtoi se, sipas raporteve ndërkombëtare, korrupsioni në qeverinë aktuale ka arritur nivele alarmante dhe kjo ka shtuar ndjeshëm pasigurinë dhe mungesën e besimit tek institucionet

Gjoni apeloi për një pjesëmarrje masive në protestë, duke nënvizuar se çdo qytetar ka arsye të forta për të protestuar kundër një qeverie që po vjedh të ardhmen e shqiptarëve.

Fjala e tij:

Protesta e ditës së sotme, ka një interes të shtuar nga ana e gjithë qytetarëve. Përveç organizimeve që Partia Demokratike ka bërë si rutinë për çdo protestë, njëra pas tjetrës, padyshim që ka një interes të shtuar edhe për shkak të pritshmërive që protestuesit dhe qytetarët e Lezhës kanë pasur në lidhje me protestën e fundit, si dhe për shkak të mënyrës se si u organizua në një formë tjetër nga të gjitha protestat e tjera. Besoj se protesta e sotme do të ketë një pjesëmarrje edhe më të madhe dhe padyshim edhe skenarët do të jenë krejtësisht të ndryshëm nga të gjithë protestat e tjera.

Unë ju bëj thirrje edhe atyre njerëzve që janë në rrugë, t’i bashkohen sa më parë protestuesve në Tiranë dhe të japin kontributin e tyre kundër kësaj qeverie totalitare, një qeverie që është më e korruptuar. Sipas Transparency International, që u publikua ditën e sotme, kjo qeveri ka rënë 11 vende në renditjen e korrupsionit, çka tregon se perceptimi mbi korrupsionin në vitin 2025 është rritur më shumë në lidhje me këtë qeveri.

Njëkohësisht, shqiptarët kanë 1001 arsye për të protestuar dhe sot le të bëhemi të gjithë bashkë, të jemi në shesh për të protestuar pranë Kryeministrisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.