Nga ‘Republika e Prokurorëve’ te ‘Republika e imuniteteve

Nga ‘Republika e Prokurorëve’ te ‘Republika e imuniteteve

Nga Eduard Halimi

Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”, duke nënvizuar supozimin e një pushteti të pakufizuar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të pakontrollueshëm nga gjyqësori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjithë drejtuesit e saj janë nën hetim.

Nga ana tjetër deklaratat dramatike nga mazhoranca si “askush mos guxojë të marrë telefonin tim”, se jam ministër apo më lart, kanë një bazë shumë të kufizuar juridike.

Reforma kushtetuese e vitit 2012 (Ligji nr. 88/2012) dhe reforma e drejtësisë e vitit 2016 krijuan një prokurori më të pavarur ndaj pushtetit politik, por nuk eliminuan filtrin kushtetues të autorizimit parlamentar për masat që cenojnë lirinë personale të subjekteve me imunitet. Kjo vlen edhe për kontrollin e komunikimeve telefonike, për të cilin tashmë ekziston një jurisprudencë e konsoliduar e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Sipas nenit 73 të Kushtetutës, pas ndryshimeve të vitit 2012
[✅] Paragrafi 1: Non-liability (imunitet funksional): deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose tjetër për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në ushtrim të funksionit parlamentar (me përjashtim të shpifjes).
[✅] Paragrafi 2 : Inviolability (imunitet personal): deputeti nuk mund të arrestohet, të privohet nga liria apo t’i ushtrohet kontroll personal ose i banesës pa autorizimin e Kuvendit.
[✅] Paragrafi 3. Përjashtimi i vetëm: flagranca ose kapja menjëherë pas kryerjes së krimit; edhe në këtë rast Kuvendi njoftohet dhe vendos mbi vijimin ose heqjen e masës.
[✅] Paragrafi 4: vendimi merret me votim të hapur, pas mundësisë së diskutimit në seancë të mbyllur për mbrojtjen e të dhënave ose sekreteve hetimore.

[❗️] Po kështu, ministri jo deputet, ka imunitetin parlamentar si më sipër!
Pra, kompetenca për arrestim, ndalim apo kontroll (përfshirë komunikimet telefonike) mbetet ekskluzivisht në dorën e Kuvendit – një organ politik i dominuar nga mazhoranca. SPAK nuk ka, dhe nuk mund të ketë, pushtet të pakufizuar në këtë drejtim përshi dhe telefonat. Teza e “republikës së prokurorëve” në lidhje me telefonin, e merr/nuk e merr, ta jap/nuk ta jap, nuk përputhet me tekstin kushtetues në fuqi.

[❌] Shkurt, SPAK edhe po të dojë nuk ia merr dot telefonin as ministrit dhe as deputetit sepse ata nuk janë të barabartë si qytetarët e thjeshtë [🤷‍♂️] ndaj deklaratat “dramatike” nuk kanë bazë juridike.

[👉] Në këtë ekuilibër institucional, roli i Gjykatës Kushtetuese mendohet si vendimtar. Teorikisht ajo është mekanizmi kushtetues që pengon shndërrimin e prokurorisë në pushtet të pakontrolluar, duke vendosur standarde të qarta për proporcionalitetin, ligjshmërinë dhe kontrollin gjyqësor të masave që cenojnë lirinë personale dhe privatësinë.
Në këtë kuptim, GJK i ka dhënë përgjigje shqetësimit publik që artikulohet jo pa bazë si një “republikë prokurorësh” në lidhje me telefonat (ndoshta edhe për arsye pragmatiste të saj) siç kam analizuar më parë!

Por po aq i rëndësishëm është roli i saj në anën tjetër të ekuacionit: për të mos lejuar që imuniteti të shndërrohet në impunitet.
Imuniteti, sipas doktrinës kushtetuese, nuk është privilegj personal, por garanci funksionale për ushtrimin e mandatit.

[❌] Procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit personal nuk mund të përdoren për të bllokuar ose neutralizuar hetimin penal.

[❌] Por, praktika aktuale tregon një devijim serioz: kërkesat e prokurorisë për autorizim arresti apo masa të tjera që cenojnë lirinë personale zvarriten për muaj të tërë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Afati 3-mujor i parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, (neni 118) dhe në mungesë vendimmarrjeje, çon në rrëzim automatik të kërkesës, (16 mars 2026) një efekt de facto që pengon procedimin penal.

[❌] Kjo praktikë na çon drejt një Republike tjetër, një “republike imunitetesh”, e cila duket në kundërshtim të hapur me frymën e reformës së vitit 2012, e cila synoi kufizimin e imunitetit personal dhe lehtësimin e hetimit penal, duke ruajtur imunitetin funksional si garanci kushtetuese për pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe gjyqësor.

Në gjykimin tim, Shqipëria nuk ka nevojë:

[❌] as për një prokurori që vepron pa kontroll gjyqësor dhe me selektivitet,
[❌] as për një parlament që e shndërron procedurën e imunitetit në pengesë efektive për drejtësinë.
[✅] Ajo ka nevojë për sundim të ligjit (rule of law), ku:
[✅] imuniteti funksional mbetet i paprekshëm;
[✅] imuniteti personal kufizohet realisht dhe përdoret vetëm kur cenohet rëndë funksionimi i institucionit;
[✅] procedurat parlamentare kanë afate detyruese, kritere objektive dhe proporcionalitet;
[✅] dhe Gjykata Kushtetuese vepron si arbitër final, duke korrigjuar si tejkalimet e organeve të akuzës, ashtu edhe abuzimet e diskrecionit parlamentar.

Problemi sot nuk është te teprica e reformave kushtetuese të viteve 2012 dhe 2016, por te mungesa e zbatimit të njëtrajtshëm të tyre dhe te dobësia e mekanizmave që garantojnë ekuilibrin real të pushteteve.

[❗️] Kjo dobësi është kaq e dukshme këto ditë!
Teorikisht, çelësi për të mos rrëshqitur as në “republikë prokurorësh”, as në “republikë imunitetesh”, nuk është politika dhe as prokuroria, por Gjykata Kushtetuese. Vetëm ajo ka autoritetin për të vendosur kufijtë kushtetues të secilit pushtet dhe për të rivendosur rule of law.

Nëse prokuroria e tejkalon rolin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalë.
Nëse Kuvendi e shndërron imunitetin në bllokadë të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese duhet ta korrigjojë.
Nëse të dy palët e shtyjnë sistemin drejt ekstremeve, Gjykata Kushtetuese është arbitri final.

Pa një Gjykatë Kushtetuese aktive, koherente dhe autoritative, çdo debat për “republikë prokurorësh” apo “republikë imunitetesh” mbetet thjesht retorikë politike. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, të dyja këto rreziqe neutralizohen brenda rendit kushtetues.

Unë nuk jam naiv të mendoj se sfida reale sot bie me Gjykatën Kushtetuese se ajo është vija e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, dhe pikërisht aty duhet të përqendrohet respekti, presioni institucional dhe vëmendja publike! Kjo duke patur parasysh Republikën tonë, vektorët politikë dhe ekonomikë. Por si avokatë, njerëz të ligjit, na duhet të mendojmë se sfida bie mbi të!

Sepse në një Republikë Kushtetuese (jo banana republic) as politika nuk duhet të sundojë mbi ligjin, as prokuroria po ashtu, por vetëm Kushtetuta, përmes Gjykatës Kushtetuese.
Po ju si mendoni?

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news