Blushi: Protesta tronditi narkoshtetin, kërkojmë Qeveri Teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Blushi: Protesta tronditi narkoshtetin, kërkojmë Qeveri Teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas protestës së fundit, duke e cilësuar atë si një revoltë popullore kundër asaj që ai e quan “narkoshteti i Ramës” dhe duke kërkuar lirimin e protestuesve, ndëshkimin e përgjegjësve për dhunën dhe krijimin e një Qeverie Teknike me zgjedhje të parakohshme Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi:

Falenderim dhe mirënjohjen më të përzemërt për mijëra qytetarë të lirë, të ndershëm dhe patriotë, të cilët dje me guxim, kurajë dhe vendosmëri shprehën revoltën e zemëratën e tyre dhe tronditën nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros, duke rikthyer fuqishëm shpresën për Liri, Demokraci, Shtet Ligjor dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Protesta madhështore dhe paqësore e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dëshmoi se shumica e popullit qëndron më e vendosur se kurrë përballë një pakice narko-mafioze, që u ka vjedhur jo vetëm pasuritë dhe shtetin, por edhe të ardhmen.

Me një ndjenjë të lartë patriotizmi dhe përgjegjësie qytetare, mijëra shqiptarë i treguan Edi Ramës dhe gjithë çetës së tij kleptokrate dhe mafioze se vendi i tyre është në burg dhe jo në zyrat e shtetit, duke shprehur qartë vullnetin se e vetmja zgjidhje urgjente politike dhe e domosdoshme është krijimi sa më parë i Qeverisë Teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Protesta, ishte edhe një leksion demokracie, për të mbrojtur me çdo çmim dhe sakrificë lirinë, dinjitetin dhe Atdheun e tyre nga Organizata Kriminale që ka marrë peng institucionet dhe që ka dorëzuar pronat, kadastrën, komisariatet, sigurinë kombëtare dhe çdo zyrë shteti në duart e Ergys Agasit, karteleve të drogës dhe mafias vendase e ndërkombëtare.

Terrori dhe dhuna e egër e pashembullt e narkopolicëve, rrëmbimet mafioze dhe arrestimet kriminale të qytetarëve paqësorë dhe të miturve, helmimi me lëndë toksike i popullit e sidomos i gazetarëve, me gaz të skaduar prej 3 vitesh, provuan panikun e thellë dhe të tmerrshëm ku është zhytyr Edi Rama, i cili bashkë me familjen u arratis dje nga Tirana për t’u trimëruar sot, por i pashpresë, me statuse në rrjetet sociale.

Partia e Lirisë dhe opozita paralajmëron Narkodrejtorin dhe çirakun e Ergys Agasit, Ilir Prodën, të gjithë Narkokomisarët dhe Narkopolicët, shërbëtorë të bindur të krimit, se do të mbajnë përgjegjësi personale për dhunën e egër të ushtruar dje ndaj protestuesve.

Narkopolicisë që i ikin me vrap nga burgjet killerat seriale, që nën hundën e të cilëve kryhen atentate mafioze edhe pranë institucioneve të sigurisë kombëtare, por që trimërohet para qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur, meriton të mbajë të gjithë zemërimin e ligjshëm të popullit më të varfër dhe më të shtypur të kontinentit.

Shumë shpejt, të gjithë narkokomisarët e narkopolicët do të japin llogari derimë një dhe një për një, për terrorin kriminal, në veçanti për aktet e dënueshme ligjërisht të dhunës ndaj të miturve, qytetarëve që nuk kishin lidhje me protestën, si edhe ndaj deputetëve, që në mënyrë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, u agresuan edhe brenda ambienteve të komisariateve.

Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve dhe qytetarëve, të cilët sot janë në komisaritetet dhe burgjet e regjimit, ku prej kohësh duhej të ishin Edi Rama, Belinda Balluku, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe gjithë aradha e hajdutëve, kriminelëve dhe banditëve të Narkoshtetit, përgjegjës për aferat e përbindshme korruptive dhe mafioze.

Edi Rama dhe Ilir Proda, personalisht janë përgjegjës për dhunën dhe i paralajmërojmë se nuk do të amnistohen kurrë dhe se do të marrin të gjithë shpagimin e merituar për gjakun, dhunën dhe helmimin që shkaktuan dje.

U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, të reagojnë fuqishëm për dënimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, por edhe të gazetarëve, që u agresuan, u dhunuan barbarisht dhe u helmuan me lëndë kimike.

Revolta dhe zemërata popullore tani ka hyrë në një stad të ri dhe do të përshkallëzohet në të gjitha format, me protesta më të fuqishme dhe më madhështore, deri në shkërmoqjen përfundimtare, nën këmbët e sovranit, të këtij regjimi të kalbur narko-mafioz, që nuk meriton asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.

Misioni ynë kombëtar, a vdekje a liri, nuk do të ndalet deri në triumfin përfundimtar të lirisë, të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Share it :