Xhaferri i përgjigjet Ramës: Qeveria teknike është kushti i panegociueshëm shqiptarëve

Xhaferri i përgjigjet Ramës: Qeveria teknike është kushti i panegociueshëm shqiptarëve

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është përgjigjur publikisht Kryeministrit Edi Rama, duke artikuluar qëndrimin e opozitës dhe të mijëra qytetarëve protestues se zgjidhja e vetme për krizën politike është krijimi i një qeverie teknike.

Sipas tij, kjo nuk është më një kërkesë politike e negociueshme, por një kusht i panegociueshëm i vendosur nga vetë shqiptarët, përballë asaj që ai e cilëson si degradim të rëndë të qeverisjes, kapje të shtetit dhe dhunë institucionale ndaj qytetarëve.

Një përgjigje për Ajatollahun e Tiranës, qeveria teknike është kushti i panegociueshëm që kanë vendosur shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama, me gojën e tij të shthurur në rrjetin X, pasi kërkon të evitojë revoltën në rrjet, kishte vendosur të hidhte baltë ndaj protestës së opozitës, ku mijëra qytetarë vendosën t’i thonë ndal vjedhjeve dhe korrupsionit të tij.

Me skenarë të kinostudios, foli për 11 policë të plagosur, me gjasë janë policë nga shpura që e ruajnë në takimet që bën me krerët e organizatave kriminale, me të cilët ndan tendera dhe i ka integruar në grupin e tij parlamentar.

Pas paralajmërimeve të SHBA-së, Ali Rama dhe çeta e tij e hajdutëve e narkotrafikantëve mbrëmë e morën mesazhin edhe nga qytetarët shqiptarë.

Më 24 janar, Tirana më shumë se kurrë i ngjante Teheranit, ku policia e narkoregjimit dhunoi protestuesit dhe qytetarët, duke përdorur gaz lotsjellës në mënyrë krejtësisht joproporcionale.

Si pasojë, qindra protestues përfunduan në spital për shkak të ekspozimit ndaj gazit të skaduar.

Arrestimet e dhunshme nuk kursyen as të miturit, të cilët u keqtrajtuan në komisariate, as studentët dhe as të moshuarit, akte dhune të denja për një narkoregjim që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës.

Qytetarët shqiptarë rezistuan me dinjitet, duke dëshmuar se nuk kanë ndërmend të bëjnë kompromis me të keqen që ka emër.

Ora jonë ka ardhur dhe duhet të jemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të cilët një orë më parë kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Share it :