Berisha: Uragani i djeshëm e lebetiti Ramaduron dhe rilindjen e kalbur

Berisha: Uragani i djeshëm e lebetiti Ramaduron dhe rilindjen e kalbur

Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar protesten e opozitës ku u shpreh se uragani i djeshëm ka goditur rëndë qeverinë e Edi Ramës dhe strukturat e rilindjes, duke e përshkruar situatën si një “goditje ndaj kalbesirës së pushtetit”.

Berisha ka shpërndarë foto të protestës, duke i cilësuar simbol të revoltës dhe të kryengritësve për liri. Lideri opozitar thekson se reagimi i qytetarëve dhe kryengritësve të lirisë tregon se zemra e demokracisë nuk mund të shtypet nga propaganda dhe korrupsioni i qeverisë aktuale.

Sipas liderit të opozitës, këto ngjarje duhet të shihen si një mesazh i qartë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe mbi vullnetin e qytetarëve
Në postimin e tij, Berisha nderon dhe shpreh mirënjohje për ata që guxuan të mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore, duke theksuar se ky “uragan” simbolizon edhe forcën e opozitës dhe shpirtin e shqiptarëve për liri dhe drejtësi.

Postimi në fb:

Miq, ju përshëndes me këto foto të uraganit të djeshëm që lebetiti Ramaduron dhe kalbesirën rilindje. Nderim dhe mirënjohje për kryengritësit e lirisë! #sb

Share it :