Gaz lostjellës i skaduar në protestën e PD, reagon ashpër Unioni i Gazetarëve: Akt i rëndë, të hetohet!

Gaz lostjellës i skaduar në protestën e PD, reagon ashpër Unioni i Gazetarëve: Akt i rëndë, të hetohet!

Unioni i Gazteraëve Shqiptarë ka reaguar ashpër pas përdorimit të gazit lotsjellës të skaduar në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga opozita, para Kryeministrisë.

Në reagimin e bërë UGSH shpreh shqetësim për gjendjen e shkaktuar ndaj qyetarëve dhe gazetarëve, duke e cilësuar një akt të rëndë duke kërkuar reagimin e menjëhershëm.

USGH deklaron se gazetarëve iu është dhunuar e drejta, ndërsa bën thirrje për hetime dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë.

REAGIMI:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është i tronditur nga episodet dhe imazhet e publikuara prej operatorëve dhe reporterëve të mediave, në mbyllje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita politike e vendit, në mbrëmjen e sotme në bulevardin e madh të kryeqytetit.

Në sekuencat e publikuara, shfaqen reporterë dhe punonjës të mediave të perlotur dhe me vështirësi në frymëmarrje. Sipas reporterëve, kjo gjendje e rëndë e tyre është shkaktuar nga përdorimi i tymueseve lotsjellëse nga Policia e Shtetit, në përpjekjen për të shpërndarë masat e protestuesve.

Ky akt i rëndë ka ndodhur pikërisht dhe në pikat e vendosjes së punonjësve të mediave të cilët raportinin për mediat, protestën e opozitës.

UGSH denoncon këto lëndime të shkaktuara mbi reporterë dhe operatorë të mediave dhe punonjës të tjerë të mediave të pranishëm për shkak të detyrës.

U drejtohemi të gjithë kolegëve të lënduar dhe të prekur nga përdorimi i këtyre lëndëve, të denoncojnë seicilin rast dhe të dokumentojnë çdo episod apo incident, përmes publikimit të imazheve dhe autorëve, qofshin urdhërdhënës, qofshin zbatues.

UGSH kërkon reagimin e organizatave dhe monitoruesve të lirisë raportuese dhe lirive themelore ndaj këtyre episodeve të cilat janë të papranueshme dhe injorojnë demokracinë e shoqërisë dhe liritë e saj.

Policia e Shtetit, në këto shfaqje, ka kryer ndaj gazetarëve, veprime injoruese dhe ka dhunuar të drejtën e tyre, duke i shndërruar në reporterë që lotojnë për shkak të detyrës.

Ky cënim dhe lëndim në shëndetin e tyre është bërë prej mjeteve dhe duarve të pakontrolluara të individëve nën uniformë.

Ky rast duhet hetuar dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë ligjore!

Share it :