Berisha: Rama është filmuar në zyrën e Ergys Agasit

Berisha: Rama është filmuar në zyrën e Ergys Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është filmuar brenda zyrës së Ergys Agasit, nga vetë ky i fundit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha shtoi se aty kanë hyrë edhe ministra, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë policie.

Berisha: Para një viti e gjysmë kam informuar qytetarët për një regjistrim të bërë fshehurazi, që tregonte se Mirlinda ishte e përfshirë dhe e apasionuar pas përfitimeve nga vjedhja e tenderëve. Edi Ramën nuk ka më kush ta shpëtojë. Vetë Edi Rama është filmuar në zyrën e tij.

Blendi: Po Rama e merrte vetë Ergysin.

Berisha: Jo, shkonte edhe Rama në zyrë. Ergysi ka filmuar gjithçka: çdo person që ka hyrë në zyrën e tij ministra, gjyqtarë, prokurorë dhe policë kanë shkuar aty.”

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e fondeve publike në AKSHI.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka qenë pjesë kyçe e një skeme të organizuar abuzimi me tendera, përmes procedurave fiktive dhe faturimeve të rreme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar Agasin si një nga njerëzit më të afërt të Ramës, duke pretenduar se ai ka pasur akses të drejtpërdrejtë në ambientet e Kryeministrisë dhe ka marrë pjesë në takime informale, jashtë çdo funksioni zyrtar.

Sipas Ahmetajt, Agasi ka shërbyer si ndërmjetës i interesave të paligjshme dhe si koordinator në prapaskenë, duke vepruar nën mbrojtje politike

Share it :