Trump – Europës: Duhen zgjedhja të lira, media e lirë
Presidenti i 47-të i ShBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim shumë domethënës në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, duke dhënë mesazhe të forta për Europën.
Në fjalën e tij, Trump theksoi se një shtet i fortë duhet të bazohet në zgjedhje të lira dhe media të lira.
Unë e kam thënë gjithmonë: kufij të fortë, zgjedhje të lira, media të lirë dhe nëse ata duan të kenë kredibilitet, duhet të jenë të ndershëm’, u shpreh Trump.
Trump: Unë e kam thënë gjithmonë: kufij të fortë, zgjedhje të lira, media të lirë, edhe pse media është e tmerrshme. Është shumë e dyshimtë. Por aq më tepër që media po e humbet besimin e tyre… Unë fitova me ‘landslide’, me një super fitore. Dhe ata vetëm marrin një, vetëm një shtyp negativ. Kjo do të thotë që nuk ka kredibilitet. Duket qartë që media po e humbet kredibilitetin e tyre. Dhe nëse ata duan të kenë kredibilitet, duhet të jenë të ndershëm. Por që duhet të kesh thjesht një media të lirë. Unë kam trashëguar një situatë shumë të keqe dhe të tmerrshme. Nëse shikoni, kufijtë ishin të hapur, inflacioni ishte duke sulmuar çdo gjë, ShBA-të ishin keq kur erdha në zyrë. Por kam trashëguar edhe një lëmsh mes Ukrainës dhe Rusisë.




