Berisha: Secili prej nesh firmosi një akt madhor kundër kapjes totale të opozitës nga Edi Rama

Berisha: Secili prej nesh firmosi një akt madhor kundër kapjes totale të opozitës nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e radhës në zonën e Kombinatit në Tiranë, duke theksuar rolin historik dhe kombëtar të PD-së. Ai u shpreh se Partia Demokratike ka ndarë epokat dhe sistemet, duke vendosur çështjen kombëtare dhe dinjitetin e qytetarit si themel të programit të saj.

“Secili nga ne ka firmosur një akt madhor, në një kohë kur Edi Rama përpiqej ta shndërronte opozitën në një fasadë të tijën dhe të shuhej zëri i vërtetë opozitar,” tha Berisha.

Ai shtoi se qytetarët dhe anëtarët e partisë qëndruan të vendosur përballë presioneve, shantazheve dhe mashtrimeve, duke ruajtur idealet e dinjitetit dhe lirisë

Berisha theksoi se, falë përkushtimit të tyre, PD-ja ngrihet çdo herë që rrëzohet dhe mbetet një forcë që mbron interesin kombëtar dhe dinjitetin njerëzor.

FJALA E BERISHËS:

Partia Demokratike është parti që ndau epokat, është parti që ndau sistemet, është parti e interesit kombëtar. Për një moment, çështja kombëtare shqiptare në një moment kishte ardhur si një çështje e tradhëtuar, kurse ne guxuam që në themelimin e kësaj partie të shpallim çështjen kombëtare si yllin polar të PD.

Të shpallim dinjitetin njerëzor dhe liritë e të drejtat e qytetarit si themelin e programit tonë. Ne u përmbajtëm. Askush, përveç nesh nuk donte që të merreshim me çështjen kombëtare, por ne e morëm dhe e vumë atë të parën, se pa interes kombëtar nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë, as zhvillim dhe as njerëz të qytetëruar. Dhe e vërteta është se, pikërisht ne, kemi të gen, se mbrojmë interesin kombëtar dhe mbrojmë dinjitetin njerëzor, ne ngrihemi sa herë të rrëzohemi, ne ngrihemi fuqishëm, ne nuk mposhtemi kurrë.

Secili nga ne, ka firmosur një akt madhor, në një kohë kur Edi Rama, në mënyrë më makabre kishte vendosur ta kapte tërësisht këtë opozitë, nga kreu, ta korruptonte, ta shndërronte në një fasadë opozitë, në një vegël të tijën, loboi me Xhorxh Sorosin, etj., kundër Sali Berishës që kishte 8 vite pa asnjë funksion. Dhe kjo, vetëm e vëtëm të shuante zërin e vërtetë të opozitës.

Ju, njerëz të idealeve, në një moment kritik bëtë një zgjedhje epike. Ju u rreshtuat me të vërtetën, pavarësisht se kush qendronte në krahun tjetër. Pavarësisht nga privacionet, mashtrimet, shantazhet që bëheshin ndaj jush. Ju nuk pranuat, që idealet tuaja, të dinjitetit, lirisë të tregëtoheshin, të bëheshin plaçke tregu. Ndaj dhe, haptas, me ballin lartë dhe me kurajë pranuat të hyni në kalvarin më të pamerituar, por qendruat të pamposhtur.

Share it :