Reshjet e dëborës në Korçë/ 600 familje pa drita
Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut të Korçës.
Sipas raportimeve, rreth 600 abonentë ruralë në qark aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa në zonat urbane nuk ka mungesë energjie.
Konkretisht janë stakuar fidera në:
-Korçë: 1 fidera
-Maliq: 2 fidera
Pogradec: 2 fidera
-Bilisht: situatë normale
-Ersekë: 1 fider
Sa i takon gjendjes së rrugëve, situata paraqitet si më poshtë:
-Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.
-Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. Problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.
-Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.
-Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.
-Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje.




