Del nga shtrati lumi Shkumbin, përmbyten dhjetëra banesa

Del nga shtrati lumi Shkumbin, përmbyten dhjetëra banesa

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta të shiu duke krijuar situatë kritike në disa zona të Lushnjes.

Raportohet se për shkak të prurjeve të lumit, në fshatin Thanasaj ujërat kanë përfshirë dhjetëra banesa e oborre.

Ndërkohë edhe prurjet e shumta të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Murriz- Kozare.

Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës. Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën.

Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës, por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :