Dosja KAYO/ Ahmetaj: Pse po kalojnë pronat e ushtrisë tek izraeliti Ron Yeffet
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar akuza të reja të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë lidhur me kompaninë shtetërore të armëve KAYO, duke e cilësuar atë si një instrument të ndërtuar për të transferuar prona publike të Forcave të Armatosura në duar private.
Në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Ahmetaj deklaroi se kompania KAYO është krijuar nga qeveria jo për interesa strategjike të mbrojtjes, por për t’i hapur rrugë përfitimit të biznesmenëve të lidhur me pushtetin. Sipas tij, pas krijimit të kompanisë shtetërore, janë marrë vendime ekstraligjore për të futur si aksioner biznesmenin izraelit Ron Yeffet, i cilësuar prej Ahmetajt si mik i afërt personal i kryeministrit Rama.
“Vetëm një mendje perverse, se kur thotë “e bardha zemër dhe e mira mendje” e ka për “e zeza zemër dhe perversja mendje”. tha Ahmetaj duke vazhduar: “Çfarë roli ka Yeffet në biznes, veç miqësisë me kryeministrin?”
Ahmetaj e përshkroi këtë skemë si një aferë të pastër korruptive, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Sipas tij, Ron Yeffet është futur më herët si aksioner në Air Albania, ka pasur tentativa për t’i dhënë tokën e ambasadës shqiptare në SHBA për ndërtim dhe tashmë, sipas Ahmetajt, po përfshihet edhe në biznesin e armëve përmes një kompanie publike, çka përbën konflikt të hapur interesi dhe rrezik për sigurinë kombëtare.
Ish zëvendëskryeministri solli në vëmendje edhe një tjetër episod që e cilësoi problematik, kontratën me kompaninë ELBI SYSTEM, e lidhur sipas tij me Ron Yeffet dhe e marrë nën hetim nga disa vende të NATO-s për tendera në fushën e armëve.
është gallata tjetër, kjo është, kjo është shpikje, kjo është, ky është projekti Kayo. E dini besoj që ë, Kayo është kjo kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Roni Yeffet? Do vijmë te Roni Yeffet. Ky është projekt financiar.
Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë.
Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës. Okej.
Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.
Dakord? Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare.
Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Këto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i bënte një përdredhje për të dalë aty ku deshte kreu i organizatës. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s’lejohet.
Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë.
Lejuan përdorimin e truallit, ndërtesave, depozitave dhe infrastrukturës ushtarake publike si kontribute në kompanitë e përbashkëta me privatin. Dhe anashkalimi, anashkaluan ligjin e prokurimit publik.
Duke i dhënë Kayos të drejtë të zgjedhë partnerë me negociatë, me negocim të drejtpërdrejtë. Ku keni parë këtë ju? Po kështu çdo shtet mund të përdredhi pasuritë kombëtare me një kompani që e krijon dhe ajo kompania… Jo.
Kompania publike ka përgjegjësi në bazë të ligjeve publike, të auditimit, të privatizimit, të menaxhimit. Nuk është kompani private. Kompanisë private i teket ortakut kryesor apo drejtorit, bën atë. Jo, atëherë kompania publike nuk e bën dot. Nuk e bën dot. Dhe hoqën çdo detyrim dhe transparencë, konkurrencë dhe raportimi financiar publik.
Pra, që nga ky moment u kthye në një mjet devijimi të pasurive kombëtare.
Dakord? Dhe më pas çfarë ndodh? Kjo VKM thotë e ndryshon. Pra, është 322-shi.
Do t’ju lodhi një çikë qytetarët, po duhet të kapin, dua të kapin thelbin se çfarë kërrmësire është duke ndodhur.
Çim Peka: Jo më duhet, më duhet.
Arben Ahmetaj: Çfarë kërrmësire është duke ndodhur. Dhe nga 100% shkon 45%. Dhe pastaj nga 45% në 20%.
Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender.




