Prefektura e Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.
Sic duket nga pamjet, dëmtimi është shumë i madh dhe kalimi me automjete përbën rrezik.
Me dëmtime të shumta është edhe aksi Qukës-Qafë Pllocë i cili është gjithashtu i bllokuar.
Po kështu dëmtime ka edhe në rrugë të tjera të ndërtuara vitet e fundit dhe që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë buxhetit të shtetit. Cilësia s’ka nevojë për koment. Vjedhjet dihen po ashtu!






