Luftë karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre me këdo e kudo qofshin/ Ambasada e SHBA uron drejtuesit e rinj të SPAK dhe BKH
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme takime me kreun e ri të SPAK Klodjan Braho, dhe kreun e BKH, Joni Keta.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA shkruan se, mesazhi i Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio është i qartë, luftë karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre me këdo e kudo qofshin
Ajo theksoi se SHBA do të përballet me kartelet e drogës kudo që ato veprojnë, duke nënvizuar angazhimin për mbrojtjen e interesit dhe sigurisë kombëtare amerikane, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit.
Ajo citoi gjithashtu deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të përballen me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe veprojnë kundër interesave amerikane. “Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë,” thuhet në deklaratë.
Në përfundim, VanHorn theksoi se SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë të bashkuara në luftën kundër krimit ndërkombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional përballë kërcënimeve të përbashkëta.