Aksident në afërsi të tunelit të Murrizit /Borëpastruesja përplaset me tre automjete

Aksident në afërsi të tunelit të Murrizit /Borëpastruesja përplaset me tre automjete

Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, ku një borëpastruese është përplasur me tre automjete. Nga burimet paraprake mësohet se, teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit , mjeti që pastron borën nga rrugët, goditi një automjet tip ‘Volkswagen’ që lëvizte në drejtim të Tiranës.

Pas kësaj, borëpastruesja u përplas edhe me dy automjete të tjera. Besohet se ka të lënduar.

Share it :